Përmbytet edhe konvikti i studentëve, shumë banesa dhe biznese përmbyten totalisht

0
16

Reshjet e shumta të shiut nuk kanë kursyer as konviktin e studentëve në qytetin e Gjirokastrës.
Siç duket reshjet e shumta kanë rritur nivelin e ujit deri në 1 metër e gjysmë, ndërkohë që shumë banesa dhe biznese në këtë qytet janë përmbytur totalisht.

Aktualisht kati i parë i konviktit ka dalë jashtë përdorimit dhe të gjithë studentët janë zhvendosur në katet e mësipërme.