Monday, April 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShqipëriPërmbysja e autobusit në Qafethanë: Shoferi kishte pirë birra, mësuesit porositën nxënësit...

Përmbysja e autobusit në Qafethanë: Shoferi kishte pirë birra, mësuesit porositën nxënësit të mos tregojnë

Detaje të reja pas aksidentit të ndodhur mbrëmë në Qafë Thanë, kur autobusi me nxënës të shkollës së Roskovecit u përmbys duke i lënë shumicën e tyre të plagosur. Ish-kryeministri Sali Berisha poston sot një mesazh të një dëshmitari, që tregon detaje nga aksidenti, duke thënë se shoferi kishte pirë birra, ndërkohë që akuzon mësuesit se u bënë presion nxënësve që të mos tregonin për ngjarjen.

POSTIMI I BERISHËS

Ndihma e parë mjekësore për femijët e plagosur në Qafë Thane tejet e vonuar, shoferi kishte hedhur dy birra, fëmijët i shpëtoi Zoti! sb

Përshëndetje doktor Berisha, dje rreth orës 16:00 pasdite në aksin Qafe Thanë-Përrenjas ka ndodhur një aksident. Një autobus me rreth 40 nxënës të një gjimnazi të bashkisë Roskovec u përplas fillimisht me shkëmbin dhe më pas me anësoret e rrugës, fati i mirë që autobusi nuk përfundoi në greminë pasi gjysma e tij ngeli jashtë në greminë dhe gjysma në rrugë. Ne ishim makina direkt pas autobusit, kemi lajmëruar 112 dhe vetëm një ambulancë ka ardhur. Si mund të transportohen 30-40 nxënës me një ambulance? I kemi nxjerrë nga dritarja pasi dera ishte bllokur dhe janë transportuar me makina të rastit. Mësueset porositnin nxënësit ‘mos e beni publike’, shumë kanë thyer këmbët, duart e me fraktura te ndryshme. Urgjenca e Përrenjasit nuk kishte staf. Një nga mësueset komunikonte vazhdimisht me kryetaren e bashkisë Roskovec, pasi eskursioni ishte organizuar nga bashkia. Nxënësit tregonin që shoferi kishte pirë 2 birra, sipas mendimit tonë shpejtësia ishte tej normave të lejuara pavarësisht se rruga kishte lagështirë. Në momentin e aksidentit aty kaloi dhe një eskortë me targa zyrtare dhe fenelina ndezur, por as që ndaluan për të dhënë ndihmesën e tyre. Anonim të lutem.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments