Thursday, July 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniPërmbyset një varkë në liqenin e Ohrit (VIDEO)

Përmbyset një varkë në liqenin e Ohrit (VIDEO)

Moti i keq që gjatë ditës së djeshme e kaploi gjithë rajonin, në Ohër ka shkaktuar dukuri të rrallë natyrore – vorbull të erës e cila për një çast e ka përmbysur një varkë të ankoruar në ujë. Videoja amatore “e ka kapur tornado” që ka kaluar në afërsi të bregut të liqenit në lagjen Lagadin. Për momentin nuk ka të dhëna nëse dukuria e këtillë është vënë re edhe herë tjetër në Ohër.Era e fortë e përcjellur me shi të rrëmbyeshëm këtë fundjavë ka kaluar në territorin e Maqedonisë së Veriut, por edhe të vendeve përreth, duke i ulur temperaturat pothuajse për 15 gradë. Përveç drunjve të shkulur, degëve të thyera dhe grumbullimit të ujit nëpër rrugë, dëshmitarët që kanë qenë në bregun e liqenit të Ohrit raportojnë edhe për një dukuri të pazakonshme – “tornado” në sipërfaqen e liqenit, e cila brenda sekondës e përmbysi varkën e ankoruar në ujërat e liqenit.

 

 

 

Videoja e cila u bë virale në rrjetet vendase, por edhe rajonale, dëshmon edhe për një dukuri të cilën meteorologët do të duhet të sqarojnë nëse është pasojë e ndryshimeve klimatike ose është si pasojë e diçkaje tjetër. Pas freskimit të shkurtër, ditëve në vijim temperaturat sërish do të rritën deri në 30 gradë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments