Përmbyset autobusi në Serbi, 23 të lënduar (FOTO)

0
13

Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-54-06-f3965d67

Një autobus me ushtarë serbë është përmbysur duke sjellë dhjetëra të plagosur. Autobusi që ishte duke transportuar pjesëtarët e Ushtrisë së Serbisë është rrokullisur sot tek ura Przar, afër Vranjës, raportojnë mediat serbe.

Si pasojë e aksidentit 23 ushtarë janë plagosur, dy prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë.

Ekipet e zjarrfikësve, policisë dhe ushtrisë kanë dalë në vendin e ngjarjes kurse aktualisht është duke u mbikëqyrur gjendja e të lënduarve.

“Telegraf.rs” raporton se fatkeqësia më e madhe është shmangur, marrë parasysh terrenin e rrezikshëm që ka kërkuar 10 automjete të ndihmës emergjente.


Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-47-36-76a070c5