Tuesday, December 10, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniPergjimet,pritet te nxjerrin ne shesh pislleqet e bizneseve shqiptare

Pergjimet,pritet te nxjerrin ne shesh pislleqet e bizneseve shqiptare

Afera e përgjimeve pritet të nxjerrë edhe bashkëpunimin e pistë të disa bizneseve shqiptare me krerë të pushtetit aktual në Maqedoni.

Bisedat siç mëson INA do të nxjerrin në shesh linjën e hapur bashkëpunuese politike të disa biznesemenëve me pushtetin aktual, me qëllim të ruajtjes së pozicionit të tyre dhe përfitimeve, tenderët e kurdisur shumëmilionësh, reketimet masive, dirigjimin e votës shqiptare aty ku ishte ndikimi i këtyre bizneseve por edhe manipulime të ndryshme skandaloze si dhe sponsorizime të partive maqedonase me mijëra euro.

Por bëhet e ditur se një pjesë e bizneseve të pastra shqiptare, duke rezistuar nga ky bashkëpunim kanë përfunduar në falimentim dhe vuajtje të mëdha, për shkak të reketimit masiv dhe presioneve të mëdha.

Materialet që disponon opozita maqedonase thuhet se përmbajnë biseda skandaloze dhe jomorale të biznesmenëve të njohur shqiptarë dhe disa individëve publik që brenda një pushteti disavjeçar u bënë të ashtuquajtur biznesmenë dhe vepronin me petkun e politikës dhe biznesit.

Bëhe fjalë për njerëz të zhytur thellë që flijojnë dhe japin gjithçka vetëm e vetëm për të mbrojtur pasuritë dhe milionat e tyre. Ata janë të njohur si individë të varfër që dolën nga disa zona dhe qarqe të margjinalizuara pa asnjë traditë biznesi.

Analisti politik Nijazi Muhamedi thekson se duhet të publikohen siç thotë ai këto pisllëqe që nxjerrin shumë biznesmenë si faktor elektoral tek shqiptarë.

“Duhet të dal e vërteta dhe të nxirren në shesh fytyrat e gjithë këtyre individëve që përmes bizneseve të pista janë shëndërruar edhe në faktor elektoral. Kjo është ajo që njëherësh e ka defaktorizuar forcën politike të shqiptarëve dhe shpërdorimin e votimit sipas vullnetit të tyre, jo të popullit sepse këta të ashtuquajtur biznesmenë jo rastësisht u bënë faktor elektoral ndër shqiptarët”, theksoi për INA, analisti Nijazi Muhamedi.

Edhe analisti Halil Matoshi nënvizon për INA se duhet të dalin në shesh të gjitha ujrat e zeza edhe të përfshirjes së biznesmenëve të cilët përfituan miliona euro nga pushteti dhe që blenë votën e lirë të qytetarit përmes manipulimit të ndryshëm.

“Natyrisht se në një vend të papërgjegjshëm si FYROM, ku mekanizmat shtetëror vihen në shërbim të një partie, e mira e të mirës do të ishte që të hapet rubineti dhe të dalin në shesh të gjitha ujërat e zeza. Pushteti aktual në këtë vend ashiqare ka blerë njerëz dhe ka blerë vota, pra partia në pushtet me ndihmën e partisë së Ali Ahmetit e ka kap shtetin. Prandaj jam për zbradhjen e të gjitha përgjimeve, kjo së paku do t’ua merrte nga duart kartën patriotike shumë shqiptarëve që natën punojnë për estabilishmentin maqedoans të shtetit e ditën valvisin flamuj kuq-zi! Për këtë flas për shumë liderë dhe zyrtarë partiak dhe të ashtuquajtur biznesmenë të ndershëm”, theksoi për INA, analisti Halil Matoshi.

Nga opozita theksojnë se ka edhe biseda të kësaj natyre porse ato do të publikohen gjithashtu gjatë periudhës në vazhdim. (INA)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!