Tuesday, May 13, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiPërfundoi në Llabunishtë karvani i mbrëmjeve Kura'nore, organizuar nga BFI dhe Myftinia...

Përfundoi në Llabunishtë karvani i mbrëmjeve Kura’nore, organizuar nga BFI dhe Myftinia e Strugës (FOTO)

E nisëm në Tetovë dhe po e përfundojmë në Strugë karvanin e Mbremjeve Kura’nore me moton “Ramazani muaji i Kur’anit”, manifestim ky tashme tradicional i zhvilluar gjatë muajit të Ramazanit nga Rijaseti në bashkëpunim me myftynitë e BFi-së.

Gjatë këtyre ditëve kemi vizituar gati të gjithë qytetet e vendit më qëllim që ti promovojmë disa nga lexuesit më të mirë te Kur’anit në vendin tonë, e që janë medresantë të SHMI “Medreseja Isa Beu” dhe studentë të FSHI-së, disa prej të cilëve kanë marrë pjesë edhe nëpër gara të ndryshme botërore për lexim të Kur’anit, njekohësisht edhe të ofrojmë xhematin me Kur’anin, që nëpërmjet këtyre mbremjeve sado pak të nxisim dhe shtojmë dëshirën që sa më shumë të duam dhe ta lexojmë Kur’anin.

Vlen te theksohet se ky aktivitet është organizuar nën patronazhin e Kryetarit të BFI-së, Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi.

Dje ishim në Llabunishtë të Strugës,në xhaminë “Muhamed Ali Pasha”, ku njëherit edhe përmbyllëm ketë aktivitet për këtë Ramazan. Një falenderim të veçantë për Myftiun Mr. Salim ef. Sulejmani me bashkëpuntorët e tij për mikëpritjen dhe respektin.

Mbetemi me shpresë se do takohemi në Ramazanin e ardhshëm edhe me shumë aktivitete tjera.

BASHKËSIA FETARE ISLAME-MAQEDONI

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments