Familja e vajzes se Whitney Houston,përfiton nga rasti
Pasi Bobbi Kristina Brown u gjet pa ndjenja nga bashkëshorti i saj në vaskë, duket se gjërat janë përkeqësuar më shumë.
Përveç shëndetit, që nuk ka treguar shenja përmirësimi, janë edhe disa të afërm të këngëtares, që po përqipen të përfitojnë sa munden nga situata tragjike e saj.
Sipas të përjavshmes amerikane “US Weekly”, disa anëtarë të familjes së 21 vjeçares, po kërkojnë shuma të mëdha parash në shkëmbim të intervistave.
Që pas ditës së incidentit, shumë të ashtuquajtura “burime familjare” kanë folur në media për shëndetin e Bobbi-t, por asnjë prej tyre nuk është i besueshëm, thotë babai i 21-vjeçares, Christofer Brown.