Saturday, May 4, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionPërballja Haradinaj- Thaçi si dueli i Gjergj Kastriotit me Hamzain

Përballja Haradinaj- Thaçi si dueli i Gjergj Kastriotit me Hamzain


Jemi në Jubileun e 550 vjetorit të Gjergj Kastriotit.
Shqiptarët kudo janë në Botë, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Çamëri, në ngulimet e arbëreshëve të Italisë, në Zaren Iliriano-Dalmate e në Diasporë kanë të gjithë të drejten e Zotit, të Kombit e të historisë për tu ndjerë krenarë me Moisiun tonë.
Akademiku Rexhep Qosja është shprehur se:
“Gjergj Kastrioti është figura më e madhe, më e rendësishme e vizionare në historinë e Kombit tonë”.
Gjergj Kastrioti ( Skenderbeu) na mbrojti nga asimilimi dhe forcoi identitetin Europian të Shqipërisë.
Është fakt historik se beteja për Shqipërinë Europiane nisi qysh para 8 shekujsh.
Pionerët e saj janë Princat e ndritur të Shtetit të Arbërit Gjini- Progoni e Dhimitri që përçuan testamentin historik tek Principata e ndritur dhe e plotfuqishme e Balshajve.
Gjergj Kastrioti dhe fisnikët shqiptarë që u mblodhën në Kuvendin historik të Lezhës me 2 Mars 1444 i vunë vulën e përjetëshme jo vetëm bashkimit kombtar por dhe Identitetit Europian të shqiptarëve.
Amaneti i Besëlidhjes së Lezhës, Kuvendi i Ndërfanës, në Manastirin e Shën Mërisë Mirditë 1594, Kuvendeve të viteve 1602-1614 të Dukagjinit e Kuçit, Kuvendi i Arbërit 1703, i Lidhjes së Prizrenit 1878, i Lidhjes Besa- Besë të Pejës 1899, Kaçanikut e Shkupit, Konferencës së Pezës dhe Bujanit është i shenjtë, i qartë dhe i patjetërsueshëm dhe i padhunueshëm:
Bashkimi i trojeve etnike shqiptare nën Flamurin Kuqezi ,krijimi i Shtetit Komb dhe ruajtja me cdo çmim e sakrificë e tërsisë tokësore të Atdheut.
Luftëtari i lirisë pa pashkë por me teber figura hyjnore Dervish Luzha, Nderi i Kombit gjatë betejës për çlirimin e Kosovës nga nazistët gjermanë e nguli shkopin në gur të shpuem ku mbaron kufiri etnik lindor i Atdheut dhe tha fjalët profetike:
“Deri këtu është tokë shqiptare ku është folë gjuha amtare”.
Sot në Jubileun e Gjergj Kastriotit në 140 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit,100 vjetorit të mbarimit të Luftës së Parë Botërore, në 10 vjetorin e pavarsisë të Kosovës historia e Gjergjit me Hamzain, patriotit me tradhëtarin po përseritet në menyrë tragjikomike.
Nuk është fenomen i panjohur e i befasishëm siç duan ta besojnë disa.
Rreziku i shitjes së interesave kombtare e i nxjerrjes së Shqipërisë në ankand është njohur,shkruar e paralajmëruar nga Homeri Shqiptar tek Lahuta e Malësisë Gjergj Fishta.
Historia është udhërrefyesja e madhe e kombeve.
Mosvëmendja e mosnxjerrja e mësimeve të saj është e damshme e fatale për ardhmërinë tonë të përbashkët.
Sot në Kosovë po përballen politikisht Skenderbeu e Ballabani i ri ( natyrisht pa shpata).
Patrioti e Luftëtari i shquar i lirisë me Hamzain Junior Hashim Thaçin.
Ramush Haradinaj Kryeministri i Kosovës e njëherësh legjenda e gjallë e luftës për liri e qendresë dhe patriotizmit shqiptar lufton për Kosovën, sovranitetin e paprekshmërinë e saj.
Përballë tij qendron Hashim Thaçi i cili nuk ia skuqi kurre grykën pushkës dhe arriti në krye të Shtetit të Kosovës përmes kanaleve të fshehta e të errta të diplomacisë dhe sherbimeve të fshehta rusosllave.
Mbështetës i flaktë i skenarit ruso- serbo- turk për ndryshimin e kufijëve të Kosovës Presidenti Thaçi përkundër dekleratave të aleatëve të mëdhenj e strategjikë të shqiptarëve SHBA-së e Gjermanisë, përkundër vullnetit të popullit sovran e Kushtetutës së Kosovës, opinionit mbarëkombtar e të drejtës ndërkombëtare që garantojnë njohjen dhe paprekshmërinë e shteteve sovrane është i vendosur të bejë çdo gjë që ka në dorë për të kënaqur oreksin e armiqëve tanë shekullorë Turqisë- Serbisë- Rusisë.
“Ndalu beg se ka hendek thotë një fjalë e vjetër dhe e urtë shqiptare”.
Presidenti Thaçi mik i Viçiçit, i Erdoganit, i Putinit duhet ta kuptojë se me interesat e tij dhe padronëve që u sherben ka një hendek të gjerë, të thelllë e të pakalueshëm sepse në anën tjetër qëndron Kryeministri Haradinaj, Kosova, Shqipëria, Nato dhe BE dhe aleatët e shqiptarëve.
Ramush Haradinaj strateg i luftës çlirimtare të Kosovës, hero e Emblemë e gjallë e qendresës e patriotizmit shqiptar është i vendosur në Kauzën e tij e betimin solemn për të mos shkelur mbi gjakun e vëllezërve të tij e djemve trima të Rrafshit të Dukagjinit të cilët pati nderin ti komandojë në sa e sa beteja heroike deri në fitoren përfundimtare ndaj ushtrisë së Millosheviçit e falangave çetnike e terroriste të Arkanit.
Ramush Haradinaj nuk flet vetëm si Kryeministër i Kosovës.
Përtej këtij zëri të Kryeministrit është statura e tij e lartë, si prijës e luftëtar, përfaqësues i një familje patriotike e legjendare, që ashtu si Jasharajt e Drenicës vuri gurë të randë themeli në pavarsinë e Kosovës.
Nuk është aspak rastësi që Gjeniu i politikës Rugova i besoi postin e Kryeministrit.
Ai e pagëzoi si pasues të tij duke qenë i bindur se Gjenerali i madh i luftës për liri do të shndërrohet shpejt në në një politikan kalibri.
Koha i dha të drejtë prijësit të madh të Kosovës.
Ramush Haradinaj në ato momente të vështira tranzicioni e më tepër akoma me aktin e madh patriotik, politik e moral të dhënies së dorëheqjes për tu përballur me Gjykatën e Hagës, për një kohë të gjatë si qytetar i lirë u ba dorëzan i Kosovës duke ngadhnjyer mbi të dhe çertifikuar e vulosur në këtë betejë të pashembullt e të pabarabartë Kauzën e drejtë të UÇK-së për lirinë dhe pavarsinë e Kosovës.
Aureola “patriotike” me të cilën Thaçi po ban biznes të pisët politik duke u shndërruar tashmë në një Hamza të ri pikërisht në Vitin Jubilar të Atit të Kombit, prijësit dhe strategut të lirisë Gjergj Kastrioti ja ka çjerrur maskën në sy të bashkëkombasve të tij.
Në anën tjetër edhe mentorët e tij Putin – Erdogan e Vuçiç nuk mund ta bajnë gjumin e qetë pas dekleratave të prera e të qarta të Kryeministrit të Kosovës, krijimit të Ushtrisë së Kosovës dhe Rezolutës së Qeverisë që ai drejton, që ia banë të qartë Hamza Thaçit, Moskës dhe Beogradit se koha e pazarlleqeve në kurriz të Kosovës ka mbaruar një herë e përgjithmonë.
” Teza e korrigjimit të kufijve ka vdekur, perpos Krishtit askush nuk është Ringjallur” deklaroi Haradinaj.
Një dekleratë e kalibrit të lartë diplomatik e filozofik, e cila nuk le shteg për interpretim të mëtejshëm.
Kosovës ia kanë venë kufijtë me grykën e pushkës djemtë trima që dhanë jetën për lirinë e saj.
Piramidat e pakalueshme të kufirit i ka vënë Nato- SHBA e BE, aleatët tanë të mëdhenj, të cilët i treguan vendin kasapit të Ballkanit Millosheviç duke shkatërruar makinën e tij ushtarake dhe pasi e prangosën e nxorën para drejtësisë ndërkombëtare si kriminel lufte.
Vdekjen e korrigjimit të kufijve e konfirmoi dhe ministri i jashtëm i Serbisë Daçiç i cili tha:
“Korrigjimin e kufijve e ka bllokuar Amerika”.
Sot një dekadë pas shpalljes së pavarsisë së Kosovës diplomacia e hapur dhe e fshehtë ruso-turko- serbe ia ka arritur të klanojë në laboratoret e saj një Hamza të ri për të arritur qellimet e saj kolonialiste në Kosovë e trojet e tjera shqiptare.
Fatmirësisht si në kohën e mesjetës përballë Hamzait të ri qëndron një Skenderbe i ri, një burrë trim e patriot që nuk e njeh humbjen në betejë Ramush Haradinaj.
Azgan Haklaj

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments