Tuesday, October 15, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniPër herë të parë u fol SHQIP në Mbrëmjet Strugane të Poezisë

Për herë të parë u fol SHQIP në Mbrëmjet Strugane të Poezisë

Pas gati gjashtë dekadash të ekzistencës së Mbrëmjeve Strugane të Poezisë, poezia “Tëga za jug” u lexua për herë të parë edhe në gjuhën shqipe. Në hapjen e festivalit mbrëmë, përveç gjuhës maqedonase dhe angleze, siç ishte praktika e deritanishme, mund të dëgjohej gjuha anglishte dhe shqipe.

Pastaj drejtori i festivalit foli në Maqedonisht, dhe përkthimi në shqip shkonte në formë të shkruar në video-bim. Në të njëjtën mënyrë gjuha shqipe u përdor në leximin e mesazhit poetik. Ministri i Kulturës, nga ana tjetër, foli në shqip, maqedonisht dhe anglisht.

Poetët veprojnë përmes fjalës së tyre, pasi fjalët e tyre janë tashmë vepra. Aktet poetike përmes të cilave e vërteta dhe kuptimi janë mishëruar në bukurinë para së cilës magjepsemi – deklaroi Todorçe Tasevski, Drejtor i MSP-së.

Pas disa viteve të bojkotimit të festivalit nga autoritetet lokale në Strugë, në rend të parë u shfaq kryetari i Strugës, Ramiz Merko. Përndryshe fituesja e Kurorës së Artë në Mbrëmjet Strugane të Poezisë, të 58ta me radhë, është poetja rumune Ana Blandiana.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments