Thursday, November 21, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinion"Për ditëlindjen tënde Niku im"

“Për ditëlindjen tënde Niku im”

Për ditëlindjen tënde Niku im💔
13 Tetor 2024
Dhimbja nuk ka fund kurse lotët nuk kan fuqi të shprehin pikēllimin për ty Niku im💔. Dhimbja për ty dita ditës po më shtohet sëbashku me lotet e mi. Më ka marr malli për çdo gjë: për zërin tënd, buzëqeshjen tënde, syetë e tu …
Largimi yt i hershëm më shkaktoi plagë të mëdha në zemrën time, nuk ka ilaç që do të mi shëroje këto plagë edhe pse disa thonë koha shëron çdo plagë un nuk e besoj. Plaga do më shërohet atëherë kur të vijë tek ty.
Sa më tepër kalon koha aq më tepër ndjej mungesën tënde. Me shpirt të venitur, me zemër të thyer dhe kthesë të pakthyer, me lot ne sy deri sa të jetojë nuk do të harroj. Kush e di sa ditë pa diell, pa , pa gëzim do të kalojnë, kurse në zemrën time vetëm lot, vuajtje dhe mall për fjalët dhe buzeqëshjen tënde të ëmbël.
Dhimbja nuk ka fund kurse lotët nuk kan fuqi të shprehin pikëllimin për ty. Gjithmonë do të mbetesh në zemrën time edhe pse ike vetem duke me shtrënguar dorën. Me shpirt të venitur, zemër të thyer, me shpres të pa shpres, si dje, si sot, si nesër une e përlotur të pres te kthehesh, po jo do vi une ma shpejt te ty te ma kthesh besimin në dashuri, të ma kthesh lumturinë dhe gjithë atë që pata kur ishim së bashku.
Mungesa jote në çdo vend po ndihet. Ditët pa ty vetëm une e di se si i kaloj. Malli dhimbja për ty kurrë nuk do të shuhen. Do te dua edhe me shumë se sa të kam dashur, edhe me shumë se sa e dua veten,. Unë do të jem në shpirt vetem e jotja e ti vendos vetë për lumturinë që mund ta kemi së bashku..atje në parajsë.Niku im💔
Florie Bekteshi

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!