Thursday, April 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniPendarovski: Për momentin Bullgaria na ka bllokuar rrugën evropiane

Pendarovski: Për momentin Bullgaria na ka bllokuar rrugën evropiane

Presidenti Stevo Pendarovski i ftuar në emisionin “360 Gradë” në Alsat duke folur edhe për ngjarjet e fundit me Bullgarinë, tha se për momenti vendi ynë fqinj Bullgaria ka bllokuar rrugën tonë evropiane. Ai tha se është në bisedime të vazhdueshme me Presidentin bullgar Radev dhe me Brukselin, por për momentin gjerat nuk po shkojnë në drejtimin e duhur.

Nuk mund të shprehem ndryshe. Nuk mundem tani në emisionin tuaj, para juve dhe gjithë opinionit në Maqedoni të jap një sasi optimizmi për çështjen e njëjtë. Ndryshe, Zaev këtë e thotë për herë të dytë. Ai edhe para dhjetëra ditëve paralajmëroi se është i mundshëm një epilog i tillë. Unë ditëve të kaluara kisha bisedime edhe me presidentin gjerman, Gjermania është kryesuese me BE-në i cili më pas kishte bisedë me presidentin bullgar Radev. Unë mbrëmë kisha bisedë edhe me presidentin Rumen Radev dhe nga e gjithë ajo që mund ta bashkoj si informatë që vjen edhe nga Brukseli, nga misioni jonë, nga ajo që e kuptojmë nga miqtë tanë, e që nuk janë pak në BE, Bullgaria në këtë moment vepron sikur të jetë e vendosur fortë që të bllokojë rrugën tonë drejtë BE-së. Nuk do doja të shkoj deri atje dhe të paragjykoj disa situata sepse ata e shtynë Këshillin për çështje të përgjithshme për 17 nëntor, dhe deri atëherë kemi mbi dhjetë ditë ku mundet të gjendet zgjidhje e përbashkët- tha Pendarovski.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments