PDSH cakton drejtorët e parë, ja emrat e tyre

0
10

Qeveria në mbledhjen e sotme, emëroi drejtorët e rinj nga radhët e PDSH-së, në krye të disa institucioneve shtetërore. Sali Ajdini u emërua si drejtor në Inspektoriatin Shtetëror Komunal, Ruhan Iljazi u emërua drejtor në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Siguri nga rrezatimet dhe Sami Rushidi si zv/ drejtor në Drejtorinë për Investime të Huaja.

Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-54-06-f3965d67

Sali Ajdini është jurist i diplomuar dhe magjistër për ekologji, Ruhan Iljazi është profesor I matematikës i diplomuar në Fakultetin Matematiko Natyror , ndërsa Sami Rushidi është ekonomist i diplomuar.

Këto janë vetëm emërimet e para të drejtorëve dhe zv/drejtorëve nga radhët e PDSH-së në ekzekutiv. Emërimet e reja priten në ditët në vijim.


Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-47-36-76a070c5