Tuesday, May 7, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionPatriot d.m.th. nga 0.1 % përfaqësim shqiptarësh në Ministrinë e Kulturës ta...

Patriot d.m.th. nga 0.1 % përfaqësim shqiptarësh në Ministrinë e Kulturës ta ndryshosh realitetin

Hamdi Nuhiju

Ministri i kulturës, Asaf Ademi pas një periudhë të shkurtër kohore sa gjendet në ministrinë e kulturës ka ndryshuar komplet dizajnin dhe strukturën e ministrisë. Ka bërë të mundur që një numër i madh i të rinjve dhe të rejave shqiptare të punësohen në këtë ministri, ku qytetari i thjeshtë do të ketë mundësi që të mos diskriminohet në asnjë bazë.

Definicioni i patriotizmit në Maqedoni varion prej manipulimeve mediatike dhe politike ku lehtësisht masat e gjëra popullore mund që t`i gënjesh me patriotizëm të rrejshëm, me bërjen e shqiponjës me duar, ndërsa në anën tjetër të punosh kundër interesave të shqiptarëve.

Rezultatet e ministrit të kulturës, Asaf Ademi janë të dukshme për secilin njeri që ka sy për t`i parë. Ai vendosi standarde dhe ndryshoi qasjen e shtetit ndaj organizatave dhe individëve shqiptar nga sfera e kulturës. Tashmë gjërat janë të definuara deri në detaje për secilin projekt, që parimi i keqpërdorimit që ka qenë baza e veprimtarisë në kohën VMRO-DPMNE-BDI, të mos ekzistoje fare.

Për herë të parë në Këshillin e ministrit të kulturës mund që të gjesh emra të njohur shqiptar të cilët denjësisht do të përfaqësonin interesat e shqiptarëve dhe do të kontribuonin për zhvillimin e kulturës shqiptare.

Para ca ditësh doli raporti zyrtar se ministri i kulturës, Asaf Ademi, një kuadër i dëshmuar i Lëvizjes Besa, ka bërë zero përqind harxhime duke mos e keqpërdorur buxhetin dhe duke mos u dhënë pas harxhimeve të panevojshme. Në anën tjetër, dëgjuam se Hazbi Lika nga BDI, si pjesë e qeverisë së Zoran Zaevit, gjashtë muaj radhas nuk ka qenë në punë, ndërsa ka shfrytëzuar të gjitha benificionet që i ofrohen nga shteti.

Por partitë e vogla politike pa ndonjë peshë, si Aleanca për shqiptarët, të mësuar me cikërrimat e simbolikave dhe patriotizmit të rrejshëm që për çdo ditë ia afrojnë shqiptarëve, e kanë rritur dhe zmadhuar mos bërjen e shqiponjës nga ministri i kulturës, Asaf Ademi.

Për Aleancën për Shqiptarët, patriot i madh është presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, i cili bën shqiponjën në Manastir, bën dy tre foto dhe nuk investon asnjë cent në organizimin e jetës kulturore të shqiptarëve dhe ruajtjes së ndërtesës së Kongresit të Manastirit.

Aleanca për Shqiptarët dhe BDI-ja janë të një mendimi se të jesh ministër e të punosh për interesa të shqiptarëve nuk bën. Sipas tyre, patjetër duhet që të kesh procese të hapura gjyqësore si ai për Magjar Telekom, e ato për ministrinë e shëndetësisë dhe të jesh në sinkron me VMRO-DPMNE-në dhe interesat maqedonase.

Edhe nëse kërkoni simbolika nga Asaf Ademi do ta keni të vështirë të gjeni. Një profesionist i vërtet, kombëdashës, nuk ka kohë që të merret me simbolika dhe përmes tyre të mbuloje paaftësinë e vet për të ndryshuar gjendjen e kombit dhe kulturës shqiptare.

Qasja e Asaf Ademit në ministrinë e kulturës ka frikësuar të gjithë ministrat tjerë duke u munduar që t`i bëjnë opstrukcione. Nuk e duan një njeri të drejt në mesin e tyre!

Nuk e duan një shqiptar që mundohet që zhvilloje dhe avancoje gjendjen e kulturës shqiptare në Maqedoni.

Nuk e duan një shqiptar i cili mundohet që t`i avancoje shqiptarët në ministrinë e kulturës përmes asaj që na takon.

Nuk e duan një shqiptar që është profesionist në drejtimin e tij dhe mbi parimet e profesionalizmit nuk lejon asnjë kakofoni politike.

Por fatmirësisht shqiptarët e Maqedonisë kanë një model i cili nuk merret me simbolika që kanë për qëllim fshehjen e paaftësisë, por merret me punë dhe projekte konkrete.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments