Rrjeti social e zbuloi të martën këtë veçori të re, e cila quhet kontakti i privatësisë dhe shfaqet në menunë e konfigurimeve të sigurisë. Aty mund të zgjidhni një mik në Facebook, i cili do të mund të kontrollojë disa aspekte të faqes tuaj, si fotot tuaj të profilit apo të kopertinës, pasi të vdisni. Përdoruesit mund edhe të zgjedhin që të fshijnë llogaritë e tyre pasi të largohen nga kjo jetë.
Rrjeti social ka aktualisht një sistem memorial, ku njerëzit i bëjnë të ditur Facebook-ut kur dikush është larguar nga jeta. Sapo Facebook të verifikojë se personi ka vdekur, zakonisht nëpërmjet një lajmërimi vdekjeje, llogaria bëhet përkujtuese. Llogaritë përkujtuese nuk shfaqen në sugjerimet e miqve, reklamat ose faqet publike në Facebook.
Me këtë veçori të re, Facebook do të lejojë personin privat që të vendosë postime në fillim të faqes, të pranojë ose injorojë kërkesat e reja dhe të ndryshojë fotot e profilit. Përveç kësaj, ata mund të shkarkojnë foto apo postime të arkivuara në llogarinë e personit që ka vdekur. Ata nuk do të kenë mundësi të lexojnë mesazhet ose të ndryshojnë konfigurimet e tjera tek llogaria.