Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniPas Shqipërisë edhe Maqedonia do t’i mbyllë bastoret dhe kazinot, Qeveria parimisht...

Pas Shqipërisë edhe Maqedonia do t’i mbyllë bastoret dhe kazinot, Qeveria parimisht e gatshme?!

Partitë shqiptare janë të gatshme të përkrahin ligjin për mbylljen e lojrave të fatit në Maqedoni, ata thonë se është detyrë e Qeverisë që të propozoj një ligj të tillë. Nga ana tjetër, zëdhënësi i Qeverisë Muhamed Hoxha thotë se Qeveria e Republikës së Maqedonisë përkatësisht Ministria e Financave është në fazën e përgatitjes së ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për lojërat e fatit.

“I njëjti është publikuar në platformën ENER. Me qëllim që të dëgjohen mendimet e opinionit përpara se të fillojë definimi i tekstit final të Propozim-ligjit. Pas definimit të tekstit final i nëjti do të jetë në debat qeveritarë dhe më pas do të dërgohet për miratim në Parlamentin e Maqedonisë”, thotë zëdhënësi Muhamed Hoxha.

Ai shton se për cdo vendim të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë opinioni do të jetë i njoftuar në kohë.

Burime Qevritare thonë për Gazetën Lajm se seriozisht do të shqyrtohet edhe mundësia që të përcillet shembulli i Shqipërisë, ku kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar mbyllje të kazinove dhe bastoreve pas vitit të ri.

Edhe partitë politike tregojnë gatishmëri për të prkrahur mbylljen e kazinove dhe bastoreve.

Zëdhënësi i Aleancës për Shqiptarët, Flakron Bexheti për Lajm thotë se është pak hipotetike, përderisa nuk ka propozim konkret nga Qeveria.

“Në qoftë se do ketë kuptohet që do e marrim vendimin më të mirë në favor të qytetarëve duke i luftuar këto fenomene që po ngulfatin shpresën e rinisë, dhe po bëhen element degjenerues i mbarë shoqërisë së sonë”, thotë Flakron Bexheti.

Ai është i mendimit se presioni duhet të bëhet mbi shumicën parlamentare.

“Ne gjithsesi se do e përkrahim një gjë të tillë konform standardeve të shteteve te BE që kane gjetur zgjedhjen me të mirë, për këtë fenomen shkatrues”, shtoi Bexheti.

Nga Lëvizja Besa- Shkup, të cilët janë pjesë e shumicës parlamentare nuk përjashtojnë mundësinë për përkrahje të ligjit të tillë.

“Ne na duket qëndrim i drejtë ai i Qeverisë shqiptare dhe ne do ta kishim diskutuar në Qeveri mundësinë e tillë. Gjithsesi mbetemi të përkushtuar në luftën kundër veseve shoqërore”, thotë zëdhënësi i Lëvizjes BESA- Shkup, Orhan Murtezani.

Ndërkaq, nga Lëvizja Besa krahu i Bilall Kasamit, thonë se kanë qëndrim të qartë rreth këtyre dukurive negative të cilat sjellin efekte negative në shoqëri dhe dëmtojnë familjen.

“Në këtë drejtim kemi përkrahur të gjitha protestat kundër objekteve që ushtrojnë aktivitet nga sfera e lojrave të fatit. Poashtu kemi organizuar edhe një turne futbolli me të rinjë pikërisht duke dhënë mesazhin se vendi i rinisë është në institucione kulturo-arsimore dhe jo në bastore dhe lojra fati”, thotë Elmedin Memishi, zëdhënës i Lëvizjes Besa.

Ai shton se do të angazhohen për ndryshimin e legjislativës në këtë sferë për të penguar prezencën e objekteve të tilla në vendet e banuara posaçërisht afër objekteve arsimore.

“Në kuadër të partisë kemi formuar një grup i cili punon për të ofruar një zgjidhje rreth kësaj çështje dhe në momentet e përshtatshme politike do dalim edhe publikisht të kërkojmë mbështetje për të sjellë një ligj i cili do t’i thotë STOP kësaj dukurie që po shkatërron familjet dhe rininë tonë”, përfundon Memishi.

Ditë më parë, Kuvendi i Shqipërisë me 75 vota “PËR”, miratoi propozim ligjin për mbylljen e bastoreve dhe kazinove në territorin e Republikës së Shqipërisë, nga janari i 2019.

Ndryshe në një paraqitje në Lajm TV, dhe Gazetën Lajm, Sociologu, Ali Pajaziti dhe Psikoterapisti, Migjen Amzai thanë se ideja e kryeministrit Rama për mbylljen e bastoreve dhe kazinove është një shembull I mirë dhe shembujt e tillë, “të mirë”, duhet të merren nga do që të vijnë./M.i/

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!