Friday, April 19, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniPas BDI-së, as Vesel Memedi nuk e voton Ministrin e Aleancës

Pas BDI-së, as Vesel Memedi nuk e voton Ministrin e Aleancës

Deputeti dhe lideri i RDK-së, Veseli Memedi i cili ishte bashkë me Ziadin Selën në zgjedhjet parlamentare të dhjetorit 2016, thuhet se nuk do ta votojë ministrin e ri te Shëndetesisë qe vjen nga Aleanca për Shqiptarët, mëson portali TetovaSot.

Ndryshe as deputetët e BDI nuk do të votojnë për ministrin e ri të Shëndetësisë nëse ai do të jetë nga radhët e partisë së Ziadin Selës.

Sipas informacioneve të BDI-së, javën e ardhshme do të precizohet përbërja e ministrave të rinj në qeveri.

Dhe derisa Sela është i prerë se do mbetet në qeveri, nga BDI porosisin se nuk do ketë kush ta votojë ministrin e ri të Aleancës.

“Jemi të shqetësuar nga deklaratat e Ziadin Selës, pasi ai më këmbëngulje insiston se Ahmeti ka porositur atentatin e 27 prillit në Kuvend. Deputetët e BDI-së nuk do të votojnë ministrin e Aleancës. Aleanca nuk ka bartur kurrfarë përgjegjësie politike në qeveri, as ka kontribuar në gjuhën shqipe, as edhe reformat në qeveri. Ajo qe dy muaj nuk është në qeveri. Por, nuk vërehet mungesa e tyre, pasi nuk vërehet as edhe prania e tyre në qeveri”,ka thënë funksionar i lartë i BDI-së./TetovaSot/

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments