Friday, April 12, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShqipëriPas 30 vitesh qëndrimi, shqiptarja dëbohet nga SHBA

Pas 30 vitesh qëndrimi, shqiptarja dëbohet nga SHBA

Pesëdhjetëvjeçarja Zahrija Puroviq, është kthyer të enjten në Malin e Zi nga Amerika, jo me dëshirën e saj, pasi u dëbua.

Pavarësisht se nuk kishte të dhëna kriminale dhe një mocion në pritje për qëndrim nga ana e Gjykatës Federale të Apelit, autoritetet e emigracionit urdhëruan dëbimin e saj, duke i prerë një biletë aeroplani në Detroit Metro Airport, transmeton albinfo.ch.

Ajo kishte qëndruar dhe punuar për 30 vjet në SHBA, ku ajo lindi dhe rriti tre fëmijë, punoi dhe pagoi taksat për shtetin.

“Ky është një shembull i mirë i deportimeve absurde që po shohim”, tha avokati i saj, Carrie Pastor. “Ajo nuk ka asnjë dosje penale… asaj iu mohua azili shumë vite më parë. Rasti i saj aktualisht është në pritje përpara Gjykatës së Apelit të SHBA për Qarkun e Gjashtë. Nuk është marrë asnjë vendim… Ajo po dërgohet në një vend që nuk e ka parë për 30 vjet…”, shtoi ai.

Agjentët e ICE në aeroport thanë se gruaja do të rindalohej të hynte në SHBA për 10 vjet, por shtuan se familja mund të bëjë një kërkesë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments