Monday, April 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaPas 13 orëve punë, infermierja publikon fotografinë me lot në sy: Njerëz...

Pas 13 orëve punë, infermierja publikon fotografinë me lot në sy: Njerëz qëndroni në shtëpi!

Një infermiere guximtare që është çdo ditë në luftë me koronavirusin ka shpërndarë një fotografi me lot në sy duke i bërë thirrje të gjithave.

Lucy Hutching, 19 vjeçarja nga Britania realizoi imazhin pas 13 orëve punë. Ajo kujdeset për pacientët e moshuar të cilët po luftojnë me jetën e tyre.

Punonjësja e shëndetësisë tha se pajisjet respiratore janë drejt fundit në spitalin ku punon, prandaj frika e përhapjes së Covid-19 e bën që të trishtohet dhe të mos mbajë emocionet.

Në postimin që ka marrë mbi 145 mijë pëlqime i bën thirrje të gjithë njerëzve që të marrin izolimin shumë seriozisht pasi kërcënimi është i madh.

“Pavijoni im është mbyllur dhe tani kemi vetëm pacientë me Covid-19. Kemi njerëz që janë drejt fundit të jetës dhe të tjerë që nuk kanë nevojë për respiratorë. Pjesa më e madhe e pacientëve kanë nevojë për oksigjen dhe janë rreth moshës 60 – 90 vjeç. Shikoj dhimbje në sytë e tyre, dhe kur thonë se janë mirë, ata duken se nuk janë aspak mirë. Është e trishtueshme të shohësh kaq shumë njerëz të sëmurë, është shkatërruese. Dhe ky është vetëm fillimi, kam frikë se gjërat do të përkeqësohen. Do të doja shumë të qëndroja brenda e të haja ushqim të mirë, por nuk mundem. Njerëz qëndroni në shtëpi, të mos zbatosh rregullat në këtë kohë është papërgjeshmëri e madhe”, shkroi Lucy, raporton Daily Star.

Infermierja është në ankth se mund ti infektojë prindërit dhe vëllain me koronavirus, prandaj kalon pak kohë me ta.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments