Saturday, April 19, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniParashikim i amerikanëve: Në Maqedoni përsëri mund të ketë luftë!

Parashikim i amerikanëve: Në Maqedoni përsëri mund të ketë luftë!

Ballkani është shfaqur në një raport të amerikanëve si vend që kërcënon të shpërthej në luftë.

Rreziqet në Ballkan, sipas amerikanëve, janë trazirat e mundshme politike dhe dhuna ekstremiste në rajon që mund të shkaktojnë trazira dhe mund “të tronditin më mënyrë të përsëritur gjithë botën”. Aty përmendet edhe mundësia për konflikt të armatosur në Maqedoni, transmeton Gazeta Lajm.

“Përshkallëzimi i tensioneve dhe dhuna ekstremiste në Ballkan- Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kroaci, Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi dhe Serbi, mund të jenë rezultat i paqëndrueshmërisë politike dhe konflikteve të armatosura”, thotë raporti.

Të dhënat janë marrë në bazë të hulumtimeve nga Qendra për veprim parandalues nga Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë, është raporti i dhjetë radhazi, i përbërë nga ekspertët e politikës së jashtme.

Në kategorinë e prioritetit më të lartë për konflikt ushtarak amerikan me Korenë e Veriut dhe fqinjët e saj, rreziku i një konflikti bërthamor është në rritje, pasi presidentët ai Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut, Donald Trump dhe Kim Jong-un, gjithnjë provokojnë njëri-tjetrin.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments