Protesta janë paralajmëruar edhe për ditën e premte, 10 nëntor, ora 12:30 në sheshin Skenderbe- Shkup. Protestat vijojnë si pasojë e dënimeve drakonike për rastin Kumanova.
Kujtojmë se të enjten, Gjykata Themelore e Shkupit ka dënuar me gjithsej 746 vjet burg pjesëtarët e grupit të Kumanovës, të akuzuar për terrorizëm për luftimet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015. Për veprën terrorizëm ishin akuzuar gjithsej 37 persona, prej të cilëve 7 me burg të përjetshëm: Andi Krasniqi, Dem Shehu, Fadil Fejzullahu, Nasuf Zeqiri, Valdet Zekaj, Bek Bajra dhe Fejzulla Rushitovski. Dymbëdhjetë janë dënuar me nga 40 vjet burg, 6 me nga 20 vjet burg, kurse të tjerët me nga 18 e më poshtë. Katër persona janë liruar si të pafajshëm, Ibrahim Murtezani, Besnik Bajrami, Fazli Osmani dhe Besnik Ajdini.