Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeSliderPanucci pranon se ishin gabimet e tij

Panucci pranon se ishin gabimet e tij

Shqipëria ka pësuar humbje të thellë kundër Skocisë, me rezultatin 0:4. Pas ndeshjes ai ka thënë se lojtarët nuk duhet fajësuar për këtë humbje.

“Na eci për ters. Pësuam qysh në goditjen e parë dhe kartoni i kuq i Mavrajt ishte goditja e dytë. Goli i dytë i pësuar ishte mbarimi i ndeshjes” ka thënë Panucci për “Supersport”.

“Çdo gjë sot ishte faji im. Marrë përsipër çdo gjë. Lojtarët nuk ishin faj, ishin thjeshtë zgjedhjet e gabuara” ka vazhduar italiani.

“Unë besoj shumë tek ky ekip. Do mundohemi të riparojmë dhe të bëjmë gjërat më mirë. Ndeshja shkoi jashtë parashikimeve tona, megjithatë ky ekip ka potencialin për të bërë më mirë” ka thënë Panucci.

Me këtë humbje Shqipëria do të kalojë në Ligën D, pasi renditet në vendin e fundit në grup.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments