Mjeku i njohur nga Dibra, Arben Agolli para pak ditësh rezultoi pozitiv në testin e koronavirusit, aktualisht është i izoluar dhe duke marrë trajtimin e duhur mjekësor.
Ai është në gjendje të mirë shëndetësore dhe pengesa e vetme për të në këto momente është pamundësia për të lëvizur jashtë, pasi siç sqaroi për in7, është shumë aktiv dhe i lëviz shumë gjatë ditës.
Sot u përhap informacioni se doktor Agolli ka marrë pjesë në Kuvendin e Aleancës për Shqiptarët në Gostivar, kur pritej të votohej lista e kandidatëve për deputetë.
Agolli e pohoi vetë këtë informacion, por gjithashtu theksoi se ka mbajtur maskë gjatë tërë kohës, madje edhe në disa pamje të publikuar shihet me maske dhe duke i dezinfektuar duart.
Edhe në pamjet e in7, vërtetohen fjalët e Arben Agollit, pasi mund ta shikoni me maskë edhe jashtë sallës, por edhe brenda sallës ku mbahej kuvendi, madje ashtu siç vetë e ka pohuar, ka qënë i ulur në karriket e fundit.
Pediatri Arben Agolli sonte për in7, dha një lajm shumë te mirë. Miku i tij që gjatë tërë kohës, ditën e kuvendit ka qënë me të, mjeku tjetër nga Dibra, Bekim Pocesta ka kryer analizat sot dhe ka dalur negativ. Gjithashtu edhe personi që në video duket duke biseduar me Agollin, është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk ka asnjë simptomë për koronavirus.
Pamjet më poshtë vërtetojnë përgjegjshmërinë e mjekut nga Dibra, i cili atëkohë nuk ka qënë indiagnostifikuar me koronavirus, por veç ka pasur dyshime. Për këtë qëllim, ka treguar kujdes duke marrë masa mbrojtëse që të mos i infektojë të tjerët.