Monday, March 17, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniPamje nga vendi i vrasjes së dy personave në Shkup (VIDEO)

Pamje nga vendi i vrasjes së dy personave në Shkup (VIDEO)

Dy persona të panjohur në tentim që të kryejnë grabitje në një këmbimore në Kisella Vodë, pasdite janë vrarë nga pronari i këmbimores, 58-vjeçari G.A. nga Shkupi, konfirmoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Grabitja dhe vrasja e dyfishtë kanë ndodhur në ora 16:30 minuta në bul. “Boris Trajkovski” në Shkup. Të shtënat me armë zjarri kanë qenë në këmbimoren, ku ka qenë pronari i saj.

Nga MPB-ja njoftojnë se dy sulmuesit tani për tani janë persona të panjohur dhe punohet në identifikimin e tyre.

“Ata kanë hyrë në kohën e cekur në këmbimore, ku ka qenë pronari “G.A. (58). Ne tentim që të kyejnë grabitje dhe të armatosur me armë zjarri, së pari ka ndodhur zënkë fizike me pronarin e këmbimores, pas çka G.A. e mori pistoletën dhe ka shtënë në drejtim të sulmuesve, të cilët kanë vdekur në vendin e ngjarjes”, informoi MPB-ja.

Incidenti u denoncua në ora 16:35 në Njësinë për raportim dhe komandë. Forcat policore pas lajmërimit kanë dalë nga vendi i ngjarjes, ku në prani dhe kompetencë të prokurorit kujdestar publik ka filluar ekspertiza.

Nga MPB-ja kumtuan se SPB Shkup në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorin kujdestar publik punon në ndriçimin e rastit dhe pas dokumentimit të tij të tërësishëm, opinioni do të informohet.

REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments