Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionPajisja e shqiptarëve të Preshevës me pashaportë kosovare, premisë e bashkimit kombëtar

Pajisja e shqiptarëve të Preshevës me pashaportë kosovare, premisë e bashkimit kombëtar

Pajisja e shqiptarëve të Preshevës me pashaportë kosovare premisë e bashkimit kombëtar

Ide spektakolare e Ramush Haradinajt.
Presheva është nyja gordiane panballkanike.

Preshevarët janë autoktonë në trojet e tyre, pakicë etnike të lënë padrejtësisht nën Serbi.

Presheva është degë e thyer por jo e tharë e lisit kombëtar – qendra e gravitetit nacional.

Plaga që kullon gjak- kauza që nuk thinjet as nuk mplaket- ëndrra që do të finalizohet.

Sapo doli nga fushëbetejat e kurorëzuara me çlirimin e Kosovës Ramush Haradinaj akoma me aromën e barutit, me rrobat e luftëtarit e më plagët ende të freskëta, zhveshi kostumin e Komandantit të UÇK-së dhe veshi atë të politikanit.
Ai ishte në të njëjtën filozofi politike me SHBA- në, me aleatin e madh të përtej oqeanit, e cila kërkonte demilitarizimin e UÇK-së dhe shnderrimin e saj në një forcë konvencionale, mbrojtëse, e cila kishte si detyrë parësore ruajtjen e rendit, të sigurisë e paqes në Kosovën e lirë, në partneritet me strukturat ndërkombëtare të vendosura në Kosovë, Nato dhe Unmik.
Haradinaj hyri në politikë me staturën e një Strategu e Komandanti të madh të luftës çlirimtare, por përtej kësaj merite historike, ai ia doli që në një kohë të shkurtër të shdërrohet në politikanin më të rendësishëm në historinë e pasluftës.
Ai e pronësoj dekleratën e Presidentit Bill Klinton në Prishtinë:
“Sëbashku fituam luftën tani duhet ta fitojmë paqen”.
Arkitekti gjenial i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, Presidenti Ibrahim Rugova ia njohu Ramush Haradinajt meritat, patriotizmin, sakrificën sublime, qendresën epike dhe të pakompromentueshme, i cili kishte hipotekuar postulatet e Aristotelit të lashtë:
“Më e shtrenjtë se jeta ime, se familja ime është Atdheu im”, “Ngado që të shkoi do të marr Atdheun mbi supe”, prandaj Rugova ia besoj postin e kryeministrit.
Në këtë mënyrë Presidenti Rugova çertifikoj politikisht luftën e drejtë, e çlirimtare të UÇK-së e nga ana tjetër një nga simbolet më të ndritshëm të saj z Ramush Haradinaj e bekoi si trashëgimtar e transmetues të testamentit të tij politik në rrafshin kombëtar e kancelaritë e përendimit.
Realiteti i ri politik në Ballkan me çlirimin e Kosovës e njohjen e saj si shtet sovran, në anën tjetër solli rigjallërimin e forcave ekstreme nacionaliste në Serbi, Maqedoninë e Veriut e Bullgari, projektet famëkeqe të ndarjes së Kosovës, tezat e dyshes kuislinge Thaçi -Rama, demarkim apo korrigjim të lehtë të kufijëve, shkembim të territoreve të Mitrovicës së Veriut me Preshevën se gjoja do të bejnë bashkimin kombëtar, kur në fakt do të merrnin vetëm disa fshatra në Preshevë, apo sëfundmi, miniShengenin Ballkanik.
Të gjitha këto janë pjesë e elaboratit pansllav të Vuçiçit i cili ka mbështetjen e ekspansionit të Binomit Putin- Erdogan në Ballkan e synon Jugosllavinë e re apo Serbinë e madhe, ndarjen e Kosovës, izolimin e saj, defaktorizimin e shqiptarëve në rajon dhe renien e Gadishullit nën influencën ruso- neootomane.
Treva e Preshevës ka kaluar një kalvar të gjatë e të mundimshëm shumë shekullorë nga invadorët e ndryshëm.
Në lashtësi është pushtuar nga romakët, Provinca e Dytë Dardanium me kryeqytet Shkupin, në shekujt Vl-VII nga barbarët sllavë, në shekullin e IX ra nën pushtimin bizantin e në shekullin e X-të u pushtua nga Mbretëria Bullgare.
Në shekujt Xl-Xll ra nën sundimin e Nemanjiqëve deri në vitin 1410 kur u pushtua nga hordhitë otomane.
Ndonse ka kaluar një sagë shumë të gjatë e përmes shumë kasandrash qendresa e preshevarëve u farkëtua në betejat dhe luftrat për liri. Ata qendruan të paepur e të pamposhtur.
Në çdo kohë e epokë dhanë kontribut të vyer për çlirim kombëtar.
Në vitin 1453 Perandoria Osmane lidhi aleancën me Patriarkanën e Stambollit (Kishën Ortodokse Serbo-Greke), kurse shqiptarët u akuzuan për kryengritje antiosmane.
Ekspedita ndëshkimore e pushtuesve osmanë në bashkëpunim me Patriarkanën e Stambollit ndaj shqiptarëve të Preshevës i kaloj limitet e fantazisë njerëzore.
Preshevarët ju nënshtruan dhunës barbare për konvertim fetar e tjetërsim kombëtar.
Shqiptarët e Luginës u detyruan të largohen përmes maleve të Karadakut.
Pas dy- tre shekujsh të pushtuar shqiptarët u rreshtuan përkrah ushtrive të Aleancës së Shenjtë të vitit 1684 të nënshkruar mes Austrisë, Polonisë, Venedikut, Maltës të cilat filluan veprimet antiosmane në vitin 1689.
Këto kryengritje mbështeteshin nga Perandori Austriak dhe komandoheshin nga Rilindasi Pjetër Bogdani.
Ushtritë e Lidhjes së Shenjtë arritën deri në Shkup përmes Luginës së Preshevës.
Në janar 1690 këto kryengritje u shtypën me dhunë çnjerëzore, çka solli fillimin e një kalvari të tmerrshëm për Kombin Shqiptar.
Pushtuesit bëjnë herë pas here shpërngulje masive, por do të veçoja ato të viteve 1690 -1735 dhe genocidin e papëshkruar të viteve 1836-1908.
Shqiptarët e Preshevës kanë dhanë kontribut të çmuar kundër reformave të Tanzimatit, në Epokën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, të Lidhjes së Pejes, në kryengritjet për çlirim kombëtar të viteve 1908 -1910-1912.
Ka kaluar një shekull që fuqitë e mëdha ia kanë kaluar me dhunë territorin etnik shqiptar të Luginës së Preshevës Mbretërisë Jugosllave në Konferencën e Paqes në Versajë në Paris, asaj Titiste pas Luftës së Dytë Botërore e më në fund regjimeve gjakatare të Millosheviçit e Vuçiçit.
Qindra djem me në krye Ridvan Qazimin (Komandant Lleshin) dhe Njazi Azemin ( Komandant Mjekren) dhanë jetën për të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës në vitin 2001.
Ditën e nënshkrimit të paqes serbët e pabesë vranë Komandant Lleshin ( Ridvan Qazimin).
Është pak të thuash se Lugina e Preshevës ka kaluar një politikë dhune e apartejdi, mjerim ekonomik, e diskriminim politik e shoqëror, mohim të drejtave kombëtare, të lirive e të drejtave të njeriut e në fund shpërngulja nga trojet e tyre stërgjyshore.
Pikërisht këtë statokuo politike që i ka kthyer shqiptarët e Luginës së Preshevës në qytetarë të dorës së dytë në shtetin serb kërkon ta ndryshojë Kryeministri Haradinaj.
Historia Europiane e ajo Botërore janë në anën e tij.
Nëse shikojmë Hartën Politike të Europës ku deshiron të integrohet Ballkani Përendimor natyrshëm lind pyetja;
Çfarë janë Vatikani, Monako, San Marino, Lihtenshtajni, Gjibraltari, (Kepi i Tarikut) apo Andora, minishtete sovrane neutrale, apo të tjera rajone minoritare me autonomi subsatanciale, me parlament të vetin e institucione sovrane, si në rastin e Katalonjës në Spanjë.
Paisja me pashaportë kosovare e shqiptarëve të Preshevës është hapi i parë drejt autonomisë së kësaj treve etnike të Atdheut e më vonë një premisë e sigurtë për bashkimin e saj me Truallin Amë.
Nisma e Haradinajt është kësisoj dallandyshja e parë e pranverës së ardhshme të bashkimit kombëtar.

Azgan Haklaj

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!