Saturday, December 28, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniPagat e punonjësve të shëndetësisë do të rriten për 2.000 deri në...

Pagat e punonjësve të shëndetësisë do të rriten për 2.000 deri në 3.000 denarë

Sindikata e Pavarur për Shëndetësi, Farmaci dhe Mbrojtje Sociale ka arritur marrëveshje me Ministrinë e Shëndetësisë për rritje të pagave ndaj punonjësve shëndetësorë, përcjell TV21. Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se pagat do të rriten për 2000 deri në 3000 denarë.

“Kemi kënaqësinë t ‘ju informojm se Ministri i Shëndetësisë, Dr. Fatmir Mexhiti, së bashku me Kryetarin e Sindikatës së Pavarur për Shëndetësi, Farmaci dhe Mbrojtje Sociale, Lubisha Karanfilovski, sot nënshkruan Aneksin për ndryshimin dhe plotësimin e marrëveshjes Kolektive për veprimtarinë shëndetësore, e cila rrit pagat për të punësuarit në institucionet shëndetësore publike. Rritje prej 3,000 denarë, 2,500 denarë ose 2,000 denarë referohen për të gjithë të punësuarit në institucionet publike shëndetësore, duke filluar nga pagesa për muajin mars, të vitit 2023 Ky është vetëm një nga premtimet që kemi realizuar në drejtim të stimulimit dhe motivimit të punonjësve të shëndetësisë, e me këtë edhe përmirësimit të sistemit shëndetësor”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë./tv21.tv

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!