Stacioni Policor Strugë ka ngritur padi penale ndaj SH.E. (50) nga Shkupi për shkak të ekzistencës së bazës për dyshimin e kryerjes së veprave penale “vjedhjen e një automjeti” dhe “vjedhje të rëndë”. Ai, fillimisht duke përdorur një mjet të fortë hapi dhunshëm makinën “Fiat Punto” me targa të Strugës të parkuara në “Risto Krle” dhe e përdori atë për nevojat e veta. Në periudhën prej 23:00 deri në 07:00, SH.E. ka kryer një vjedhje të rëndë në një dyqan në Strugë. Ai hyri në dyqan në mënyrë të dhunshme dhe mori 50 kuti kartoni me cigare dhe 7,000 denarë.
Duke kryer të dyja aktet, i dyshuari mori një përfitim të paligjshëm të pronës prej 130,000 denarë, njofton Stefan Dimoski, zëdhënës i SPB-së të Ohrit.