Friday, May 3, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiPacientët nga Dibra për trajtime të ndryshme, trajtohen në spitalin e Strugës

Pacientët nga Dibra për trajtime të ndryshme, trajtohen në spitalin e Strugës

Një paciente nga Dibra është pranuar në departamentin e gjinekologjisë në spitalin e Strugës, është operuar dhe ka lindur, dhe ajo aktualisht është e izoluar në një dhomë të veçantë, si një masë paraprake. Para se ta sillnin nga Dibra, i janë bërë të gjitha kontrollet e nevojshme. Drejtori i spitalit, Muhamet Asani për Alsat tha se edhe dy gra pasi kanë lindur janë kthyer në Dibër. Për shkak të numrit të madh të pacientëve nga Dibra që trajtohen në Strugë, rekomandimet që dolën nga takimi i drejtuesve të institucioneve vendore për parandalim të virusit KOVID-19 janë këto:

Pacientët nga Dibra që kërkojnë trajtim në spitalin e përgjithshëm në Strugë, së pari do të duhet të marrin leje dhe një rekomandim me nënshkrim, nga tre mjekë dhe një epidemiolog nga spitali i përgjithshëm në Dibër, për të shmangur transmetimin e mundshëm të virusit KOVID-19. Të krijohet një ekip mobil, që do të jetë në dispozicion të qytetarëve 24 orë në ditë. Të bëhet dezinfektimi në disa pika kyçe të qytetit – thonë nga Komuna e Strugës.

Një ditë më parë dezinfektimi në çarshinë e Strugës dhe në rrugët e ngushta, u krye me traktorë ndërsa në rrugët kryesore me cisterna. Mjekët rekomandojnë që stugranët të jenë të kujdesshëm ku lëvizin, duke pasur parasysh që bëhet fjalë për një rajon, ku ka një numër të madh të mërgimtarëve në Itali.

Unë do të bëja një apel për të gjithë banorët e kësaj zone, ky është një rajon mërgimtarësh, që ata të lëvizin më pak. Të mos ketë tubime masive, sepse ashtu e kemi zakon ne tradicionalisht. Nëse është kështu situata, të zvogëlohet numri i turistëve – u shpreh Haxher Alijet-mjeke.

Në periudhën e fundit një numër i madh i mërgimtarëve mbërritën në rajonin Ohër-Strugë, ndërsa policia tashmë po monitoron 82 persona të cilët duhet të jenë në izolimin dy javor.

Miki Trajkovski

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments