Wednesday, April 23, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniPa Ali Ahmetin nuk mund të fitonte Pendarovski, asgjë nuk arrihej pa...

Pa Ali Ahmetin nuk mund të fitonte Pendarovski, asgjë nuk arrihej pa BDI-në

Deputeti i BDI-së, Artan Grubi, deklaroi sonte se partia dhe udhëheqësi i saj Ali Ahmeti janë fitues në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë Veriore dhe se “asgjë nuk do të arrihej pa ata”.

“Ahmeti dhe BDI zgjodhën kryetarin e Parlamentit, Ali Ahmeti dhe BDI zgjodhën kryeministrin, ndërsa Ali Ahmeti dhe BDI zgjodhën presidentin e shtetit. Pa Ali Ahmetin dhe BDI-në, asgjë nuk do të arrihej, “shkruan Grubi në Facebook.

Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së dhe Partia Demokratike e Shqiptarëve në Maqedoninë Veriore, tashmë kanë përgëzuar për fitore Stevo Pendarovskin.

Më herët, kreu i selisë elektorale të BDI-së, Izet Mexhiti tha se shqiptarët siguruan 90,000 vota për Pendarovskin.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments