Orët e fundit të grupimit anti-Basha ose tartufëve të PD-së.
Referendumi blu me 22 Korrik dhe fitorja plebishitare e Bashës do të shpartallojë Kasandrën e narcistëve.
Kur e pyetën Gëten se cila është vepra letrare më e shquar artistike ai u pergjig,pa mëdyshje ,e me pak fjalë, një stil që e kanë vetëm gjenitë: Tartufi tha, sepse nga ekspozimi dhe përmbajtja nuk ka vepër si ajo në botë.
E zgjodha jo rastësisht titullin e këtij shkrimi sepse komediani gjenial Molieri e ka shkruar këtë vepër për të gjitha kohërat, për të gjithë popujt.
Ai na paralajmëron se çfarë janë në gjendje të bajnë ata të cilët janë tē zvetënuar nga ndergjegja e karakteri, të zhveshur nga morali, mirënjohja dhe drejtësia,e në emër të ambicjeve dhe etjes për tu ngjitur në majat e pushtetit e pēr ta mbajtur atë ,gjithmonë në kurriz të tjerëve.
Ata janë gati të bajnë rolin e Kasandrës,Makiavelit, tē veshin mantelin e profetëve për ti treguar botës se vetëm ata dhe askush tjetër duhet të jenë lidër, prijës, pushtetarë,shtetarë,zotërinjtë e plotëfuqishëm të fatit dhe të ardhmes tonë të përbashkët.
Emrat e bimbashëve, sanxhakbejëve, spahinjëve, kadive të mbetur jo vetëm pa mandate, grada e ofiqe por së fundmi dhe pa pikën e nderit dhe dinjitetit politik, moral dhe njerëzor janë emra tē njohur jo vetēm për demokratët e Pd-në e cila i pranoi në shtëpinë e vet tē lirisë por edhe për opinionin publik.
Keta narcistë kanē perqafuar dhe mbrojnë fort bestytninē se ashtu siç ndodhet toka mbi veshin e kaut te zi edhe Pd-ja mbahet në shtyllen kurrizore të tyre.
Ashtu siç mund të shkaktojë termet kau i zi me levizjen e veshit ,kata zotërinjë mendojnē se mund ta fshijnë pd-në me një të rënë të lapsit.
Kori i tartufëve e i kasandrave hyri dekada mē parë në Pd ,sepse ajo ishte tempulli i lirisë, një kult i shenjtë e me dyer të hapura siç janë sinagogat, kishat, xhamitë, teqetë, të cilat kanë gjithmonë dyert e hapura për të mirin dhe të keqin, bamirësin e bakeqin,të devotshim e bukëshkalin, për tu lutur e penduar natyrisht.
Tani pas kaq vitesh, tartufët e kasandrat e Pd-së që kanë thithur palcën e saj si ushunjëza, janë urdhëruar nga padrinot e tyre ,në hipotekat e të cilëve janë vendosur prej kohësh, të sulmojnë shtepinë e perbashkët tē demokratēve me artileri të randë ,të hapin disa fronte sulmi, në fakt në akord të plotë ,në unison për të realizuar skenarin e ustallarëve te tyre.
Tani pasi janë vetëdemaskuar shtrohet një pyetje që është me shumë rendësi jetike jo vetëm për demokracinë, menyrën e qeverisjes dhe tē bërit opozitë, per dhe për vetë historinë e Pd-së dhe të pluralizmit shqiptarë:
Cili ishte misioni i tyre kur u bashkuan me Pd-në, dhe në vazhdim çfarë i bashkon në betejën e deshpëruar kundër Bashës, kundër platëformës se tij, modelit politik, projektit ekonomik, vazhdimit të kauzës për Republikën e Re, për një opozitië me transfuzion , me energji e vizione te reja, per platformën e kompromisit politik kur kerkon Atdheu e interesat kombtare, per një Shqipëri Evropiane e të integruar me shpejtësi e plotësisht në strukturat Euro-Atlantike.
Shqipëria vendi qe vuajti për 45 vjet, diktaturën më të egër të botës, në modelin e stalinizmit, nuk e pati as fatin, as mundësinë te krijonte një elitë disidente si vendet e tjera të lindjes komuniste, si Polonia,Hungaria, apo Çekosllavakia.
Lëvizja e dhjetorit 90-të dhe lindja e PD-ke, si parti antikomuniste e propërendimore u dha mundësi qindra e mijra njerëzve, besnikë fanatikë të regjimit të vjetër të ndërronin këmishën e kuqe me atë blu dhe pa u varrosur akoma kufoma e diktaturës të vetëshpallen demokratë.
Më të suksesshmit u treguan pikërisht ata qē ngjitën shkallet e karrierës në Pd dhe nē qeveritë e djathta dhe sot në kohën e reformimit të thellë të Pd-së dhe konsolidimit të saj për të ndalur revanshin e rilindjes janë angazhuar në njē betejë të ethshme dhe deshpëruese kundēr Lulzim Bashës.
Kjo simfoni uluritëse e tyre të kujton Kasandrën e Trojës 2700 vjet më parë se po nuk u debua Paridi nga keshtjella Troja do të digjet.
Basha sipas tyre është rrembyesi, uzurpatori i Pd-së, simboli i humbjes, sjellësi i katastrofës dhe me tej akoma tradhtari se nuk i pyeti këta engjuj ,keta meleqë, senatorēt e përjetshëm ,orakujt blu kur Basha bëri marrëveshjen me kryeministrin Rama.
Anatemimi i kësej marrveshje historike Basha -Rama të cilën për nga rëndesia për të sotmen e të nesermen panshqiptare nga interesi i publikut dhe monutorimi ndërkombtarë do ta quaja njē “Rambuje” shqiptare ,është çelsi që na ndihmon për të zbuluar kodin etik-moral dhe politik të grupimit antiBasha.
Paradoksi i madh qëndron në faktin se grupimi anti Bashë që tani janë rreshtuar në krahë tē dyshes Rama-Meta ,në dhjetorin historik të 90-ës, evenimenti më i madh kombtarë pas shpalljes së pavarësisë ,ose ishin askushi, ose burokratë mediokër,të bindur të sistemit ,e nuk patën kurajo të bëheshin pjesë e kësaj lëvizje ,si Meta atë kohë student ,e Rama petagog. E kunderta ndodhi.
Disa prej tyre, që sot duan ta shpëtojnë Pd-në ,formuan shoqatën e vullnetarëve të Enver Hoxhës, me bustin e tij në shpinë vershuan në sheshet e Shqiperisë për te mbrojtur regjimin e vjetër.
Marrëveshja Basha-Rama e imponuar nga lideri i opozitës, me mbështetjen e përendimit,kryesisht të Amerikës ,i la me gisht në gojë regjizorët e Kremlinit, Basha ua la dopio gjashtën në dorë presidentit, Ilir Meta, kryeministrit Edi Rama,të gjithë atyre që projektuan asgjesimin e opozitës dhe përgjakjen e demokracisë shqiptare.
Basha i bëri një sherbim të vyer e historik Atdheut, Kombit ,Shqiptarë, politikës, duke shkundur e rrezuar nga trupi i parlamentit, qeverisë, partive kryesore politike, banditët politikë, dallkaukë e karrieristë të cilët prej gati 3 dekadash kanë livadhisur si dikur emisarët otomanë në kazatë, vilajetet ,e pashalleqet shqiptare.
Për këtë Basha ka meritë historike.
Dritëshkurtrit që sot sulmojnë Bashën për tradhëti ndaj demokratëve, janë nxënës mediokër të historisë ,të cilëve u kanë mbetur vetëm dy armë të ndryshkura në fushëbetejë:
Mashtriimi dhe shpifja.
Historia e njerzimit dhe e kombeve na tregon se përballë rreziqeve të mëdha burrat e shtetit kanë ditur të bajnë marrëveshje e pakte historike me kundershtarët e tyre.
E tillë ka qenë Aleanca Ballkanike në betejën e Fushëkosovës në vitin 1389, Lidhja e Shenjtë kundër Napoleonit në shekullin e 18-të, apo e Çurçillit-Ruzveltit me Stalinin kundër Hitlerit.
Në Italinë e pasluftës Dytë Botërore ishte aleanca e Demokristianëve te Aldo Mores me Pk-te që e shpëtoi Atdheun e Dantes e Davinçit nga ekspansioni komunist rus dhe terrori i brigadave të kuqe.
Aldo More për interesat e atdheut tē tij sakrifikoj gjithçka, edhe më të shtrenjtën,jetën….
Ish ministrat, ish deputetët, diplomatët e deshtuar që sabotuan edhe çështjen kombtare,drejtues medias, zhurnalistë politikë, tē promovuar e të mbajtur gjallë me dhjamin e Pd-së, kujtojnë me deshpërim kohën kur ladronin e kalaronin në livadhin blu si u donte qefi.
Ata tani po kujtojnë me nostalgji,dhimbje e deshpërim kohën kur hartonin lista deputetësh, shisnin mandate në tregun e zi të politikës në këmbim te lumenjëve të parave, trojeve në bregdet,lejeve të ndërtimit, apo privatizimit për 5 astra të ndërtesave dhe pronës publike.
Këta tartufë modern kanë veshur lekurën e qengjit,marrin pa të keq poza tē përsekutuarish,e na hiqen si te tradhtuar nga Basha e kërkojnë mbështetjen e demokratëve.
A nuk kemi tē drejtë ti pyesim këta mercenarë ,këta bashibuzukë:
Çfarë përfaqësojmë ne të tjerët, studentët e dhjetorit 90-të,qindra-mijra të persekutuarit politikë, intelektualët, rinia, qëndrestarët e vërtet të 97 në të katër anët e Shqipërisë që janë shpirti, qëndresa dhe kollona vertebrale e Partisë Demokratike!??
Referendumi blu i 22 korrikut do ti japë një mbështetje plebishitare Lulzim Bashës dhe do të shpartallojë endrrat e narcistëvë qe bajnë Kasandrën.
Koha e tartufëve ka mbaruar.