Thursday, May 8, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniOhër, takim i përbashkët i ministrave të Diasporës

Ohër, takim i përbashkët i ministrave të Diasporës

Ministri i Diasporës i Maqedonisë Edmond Ademi, ai i Shqipërisë Pandeli Majko dhe ai i Kosovës Dardan Gashi gjatë një takimi në Ohër, vlerësuan se bashkëpunimi në fushën e diasporës është i dobishëm dhe një fushë e rëndësishme për thellimin e bashkëpunimit midis tri shteteve në rajon.
Takimi i Ohrit u konsiderua një fillim i rëndësishëm për të nxitur veprim të përbashkët në forcimin e lidhjeve midis vendeve, në kuadër të procesit të integrimit euroatlantik.

Ministrat përshëndetën vendimin e fundit të Parlamentit të Maqedonisë për përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe, si një akt që i jep kredibilitet bashkëpunimit të ngushtë midis tri vendeve.

Ministrat ranë dakord po ashtu, të kryejnë vizita të përbashkëta në SHBA, Gjermani dhe në vende të tjera, për t’i takuar komunitetet e diasporës. Ata, po ashtu, u pajtuan që veprimi i tyre i përbashkët të vazhdojë dhe të jetë përfshirës me marrëveshje reciproke edhe për palë të tjera, të interesuara, në rajon, thuhet në komunikatë.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments