Sunday, May 11, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniOhër, arrestohen gjashtë persona

Ohër, arrestohen gjashtë persona

Gjashtë persona janë arrestuar në aksionin që nga data 20 deri më 23 të këtij muaji e zbatoi Reparti për policinë kriminalistike pranë SPB-së, Ohër.
Bëhet fjalë për masa që policia i zbaton në drejtim të gjetjes së personave të cilët kryejnë prodhimtari të palejuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursore.

Në suaza të aksionit, sipas urdhrit paraprak të Gjykatësit të procedurës paraprake, janë kryer disa bastisje në shtëpitë dhe hapësirat e tjera, në automjetet e udhëtimit, si dhe kontrolle të personave. Megjithatë janë gjetur dhe marrë rreth 60 gramë drogë narkotike marihuanë, 10 gramë heroinë, 21 gramë amfetamin, 10 gramë spid, 10 plumba dhe një revolver.

Sendet janë konfiskuar dhe janë dorëzuar për ekspertizë në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë në Shkup.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments