Tuesday, April 22, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeBotaOBSH: Mbi 95 për qind e personave të vdekur në Evropë kanë...

OBSH: Mbi 95 për qind e personave të vdekur në Evropë kanë qenë mbi 60 vjeç

Më shumë se 95 për qind e të vdekurve nga pasojat e koronavirusit të ri në Evropë kanë qenë mbi 60 vjeç, por është koncept i gabuar që Kovid-19 i prek vetëm njerëzit e moshuar, deklaroi sot drejtori i Zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Dr Hans Kluge.

Ai shtoi se vitet nuk janë rreziku i vetëm për sëmundjen.

“Vetë ideja që Kovid-19 i prek vetëm njerëzit e moshuar është me të vërtetë e gabuar. Të rinjtë nuk janë të pathyeshëm”, tregoi Kluge në konferencën onlajn për shtyp në Kopenhagë.

Ai shtoi se 95 për qind e të infektuarve me Kovid-19 janë mbi moshën 60 vjeç, ndërsa më shumë se 80 për qind e të vdekurve ishin mbi 80 vjeç të cilët kishin edhe sëmundje të tjera, siç janë problemet kardiovaskulare, hipertensioni ose diabeti.

“Ka raste të rënda të sëmundjes tek adoleshentët ose mbi moshën 20 vjeçare, shumica kanë nevojë për kujdes intensiv, ndërsa disa fatkeqësisht kanë vdekur”, tha Kluge.

OBSH më parë kumtoi se 10 deri në 15 për qind e të infektuarve janë më të ri se mosha 50 vjeçare.

Në botë deri më tani janë regjistruar 950.708 persona të infektuar me koronavirusin e ri. Nga këta kanë vdekur 48.311 persona, ndërsa 202.826 persona janë shëruar.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments