Tuesday, May 6, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniNxënësja bie nga karrigia, dëmtime të rënda në kurriz

Nxënësja bie nga karrigia, dëmtime të rënda në kurriz

Një nxënëse trembëdhjetëvjeçare nga shkolla fillore “Edinstvo” të Gostivarit, pas rënies nga karrigia me dëmtime të rënda në kurriz është transferuar në klinikat në Shkup.

Sipas SPB Tetovë, deri te lëndimi ka ardhur në mëngjesin e sotëm në një nga klasat, gjatë pushimit të madh. Vajza është luhatur në karrige dhe në një moment ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë në dysheme.

Menjëherë pas lëndimit, ajo është dërguar në departamentin e emergjencave në spitalin e Gostivarit, ku i janë konstatuar se kishte lëndim të palcës kurrizore. Për shkak të rëndësisë së lëndimit, ajo është transferua në Klinikën Traumatologjike në Shkup.

Nga SPB Tetovë informojnë se po punojnë për ndriçimin e rrethanave dhe mënyrën se si është lënduar vajza.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments