Thursday, May 15, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeBotaNuk tregoi se ishte me coronavirus gjatë operacionit plastik, pacienti infekton 3...

Nuk tregoi se ishte me coronavirus gjatë operacionit plastik, pacienti infekton 3 mjekët dhe rrezikon 12 cite burg

Një pacient në Aosta, Itali mund të dënohet me 12 vjet burg pasi fshehu faktin se ishte i infektuar me koronavirus duke infektuar kështu dhe 3 mjekë.

Ai do t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje kirurgjikale në hundë gjatë javës së kaluar, por nuk i ka informuar mjekët se ishte i infektuar.

Ishte pikërisht një infermiere e cila arriti ta dallojë atë pasi pacienti pësoi një rritje temperature.

Pasi i kryen testet, ai rezultoi pozitiv, ku më pas u dërgua në shtëpi në izolim.

Kryekirurgu, infermierja dhe një anesteziolog u diagnostikuan me COVID-19 të cilët ishin infektuar prej pacientit.

Ai kishte punuar përpara pak javëve në një resort turistik në Aosta ku ka pasur kontakte me shumë persona nga Lombardia.

Sipas mediave italiane, ai nuk i kishte raportuar simptomat pasi nuk donte që ndërhyrja e tij kirurgjikale të shtyhej. Me këtë vendim ai vuri në rrezik jetën e të gjithë stafit mjekësor.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments