Friday, May 17, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniNuk ka shtim të numrit të arinjve

Nuk ka shtim të numrit të arinjve

Dehari thotë se numri i arinjve në Malin Sharr nuk është aq i madh sa që flitet në opinion. Ai thotë se kafshët e egra që jetojnë në malet tona janë pasuri natyre për të cilat ne duhet të kujdesemi

 Tetovë, 25 janar – Pas shpalljes së një pjese të Malit Sharr për Park Kombëtar por edhe shtimit të kontrolleve ndaj gjuetarëve për të parandaluar vrasjen e kafshëve të egra, gjithnjë e më shumë është shtuar numri i arinjve në Malin Sharr. Kjo, jo pak i ka shqetësuar banorët që jetojnë në këtë zonë. Në ndërkohë, banorët kanë alarmuar për numër enorm të arinjve ku rastet e dëmtimit të koshereve të bletëve janë të shumta. Krahas Mavrovës ku tashmë për këtë situatë janë alarmuar edhe institucionet qendrore, edhe pjesa e Malit Sharr në rajonin e Tetovës është përplot me arinj. Shpesh herë janë hasur arinj edhe brenda nëpër vendbanime duke tmerruar banorët.

Së këndejmi, drejtori i Parkut Kombëtar “Mali Sharr”, Ibrahim Dehari thotë se arinjtë më së shpeshti në vendet ku ka njerëz vijnë për shkak të mbeturinave që hidhen vend e pa vend, që arinjtë i shfrytëzojnë si ushqim. Sipas Deharit, arinjtë që gjenden në Sharr janë barngrënës dhe nuk përbëjnë rrezik për njeriun nëse ata nuk ndihen të rrezikuar nga njeriu fillimisht.

“Unë them se rrezik edhe për kafshët është njeriu. Unë që 35 vite jam në Malin Sharr, edhe gjatë natës edhe gjatë ditës kam qëndruar, asnjëherë nuk kam qenë i rrezikuar prej kafshëve. Por, gjithë kafshët kanë ikur nga unë. Prandaj, them se të gjithë ata që vijnë për të vizituar Malin Sharr të mos shqetësohen, mos të kenë frikë, sepse kafshët që janë këtu nuk sulmojnë njerëzit, pra edhe arinjtë deri më sot nuk kanë sulmuar njerëzit, nuk kemi pasur raste të tilla. Apeli im që në raste kur qytetarët hasin në arinj të lëshojnë rrugën dhe nuk do të kenë asnjë problem sepse këta arinj janë barngrënës dhe jo mishngrënës”, thotë drejtori i Parkut Kombëtar “Mali Sharr” Ibrahim Dehari.

Ai shton se numri i arinjve në Malin Sharr nuk është aq i madh sa që flitet në opinion. Dehari thotë se kafshët e egra që jetojnë në malet tona janë pasuri natyre për të cilat ne duhet të kujdesemi.

“Numri i arinjve është normal nëse merret në proporcion me hektarët. Nuk ka rritje të madhe të numrit të arinjve brenda Malit Sharr. Kjo vërtetohet me shumë analiza që janë bërë. Numërimi i banorëve është bërë në atë mënyrë, që një ari është numëruar tre herë. Që i vjen se nëse një ari është hasur në një fshat, i njëjti ari është hasur edhe në një fshat tjetër, pra dy vendbanime kanë numëruar të njëjtën ari. Prandaj e them se nuk ka vend për panik”, deklaroi Dehari.

Ndryshe gjatë muajve të fundit është shtuar dukshëm numri i arinjve që zbresin në vendbanime. Deri tani nuk pasur asnjë pasojë në njerëz megjithatë ata që e kanë pësuar më së shpeshti janë vetë kafshët që janë aksidentuar nga automjetet në lëvizje. (koha.mk)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments