Për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilat u mbajtën në dhjetorë të vitit 2016, LSDM premtoi se në gjashtë muajt e parë pasi të vijnë në qeveri, do të rrisin pagat e të gjithë punonjësve në shëndetësi, transmeton Express.
Ky premtim zgjedhor i socialdemokratëve, dhënë në programin zgjedhor të titulluar “Plani për jetë në Maqedoni” (faqe 226), deri më tani (07.12.2017) është i parealizuar, edhe pse afati për realizimin e tij ka skaduar, duke pasur parasysh se Qeverisa e udhëhequr prej LSDM-së është zgjedhur me 31 maj të vitit 2017. Së fundmi (24.11.2017) kryeministri Zoran Zaev në seancë parlamentare kushtuat pyetjeve të deputetëve, tha se në këtë moment nuk mund që të përmbushet premtimi zgjedhor se dhe “në varshmëri të politikave të suksesshme”, do të të mundohen që ta realizojnë vitin e ardhshëm.
Tani për tani ka informata (në propozim-buxhetin për vitin 2018), se pagat e punonjësve në shëndetësi do të rriten vitin e ardhshëm, por vetëm për pesë përqind, shkruan “Vërtetëmatësi“.
Para dhjetë ditëve kryeministri Zaev në Kuvend duke ju përgjigjur pyetjes së deputetit të VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski, siç transmetuan mediumet, mes tjerash, tha: Qëndrojmë prapa premtimeve tona dhe do të kishte mjete për rritje 15 për qind (për të punësuarit në shëndetësi) gjatë vitit 2018, nëse ju nuk do të kishit punuar aq armiqësisht ndaj shtetit dhe ne tani kemi obligim të paguajmë 60 milionë euro detyrime vetëm në sektorin e shëndetësisë në 120 institucionet shtetërore të shëndetësisë.
Gjatë kësaj, ai theksoi se “Pesë përqind e rritjes së pagave në shëndetësi janë pesë milion euro, 15 përqind janë 15 milion euro”, dhe shtoi: Mendoni se nuk mund të marrin një kredi prej dhjetë milion eurove plus dhe të përmbushim premtimet. Jo, ne hoqëm dorë.
Do të përmirësojmë performancat e Ministrisë dhe punët e vet Qeverisë dhe do t’i risim pagat dhe do të mundohemi të arrijmë këtë edhe në vitin 2018 në varshmëri prej sukseseve tona politike Në fillim të nëntorit (2017), përsëri, ministri i financave, Dragan Tevdorovski, duke folur për projektet buxhetore për vitin 2018, thase: Janë siguruar mjete për rritje të pagave të mjekëve dhe motrave medicinale për 5 përqind në institucione shtetërore publike. Ditën tjetër (03.11.2017) kishte reagim prej vet Sindikatës së pavarur të qendrave klinike, në të cilën thonë se për to është e papranueshme që vitin e ardhshëm pagat të ju rriten vetëm për pesë përqind.
Në kundërshtim me angazhimin e deklaruar publikisht të Qeverisë për të mbështetur mjekët, infermierët dhe punonjësit e tjerë të kujdesit shëndetësor, Sindikata e Qendrave klinike konsideron se buxheti i propozuar për vitin 2018 në pjesën e rrogave të të punësuarve në shëndetin publik, paraqet shtytje plotësuese për largimin e mjekëve, motrave medicinale dhe personelit tjetër të punësuar në institucionet shëndetësore publike, thuhet në komunikatë për opinionin nga Sindikata e pavarur e qendrave klinike. Duke pasur parasysh gjithë këtë, premtimin n LSDM-së: “Do të rrisim pagat e të punësuarve në shëndetësi për 15% në 6 muajt e parë”, e vlerësojmë si të parealizuar.