Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniNuk ka gjendje të re të jashtëzakonshme, rrjedhin afatet për zgjedhje më...

Nuk ka gjendje të re të jashtëzakonshme, rrjedhin afatet për zgjedhje më 5 korrik

Mbrëmë në mesnatë përfundoi gjendja e jashtëzakonshme, ndërsa pasi liderët e dy partive më të mëdha në shtet ajo në pushtet LSDM dhe ajo opozitare VMRO-DPMNE – Zoran Zaev dhe Hristian Mickovski parmbrëmë në vilën Vodno nuk arritën marrëveshje për datën e zgjedhjeve, vazhdojnë të rrjedhin veprimet zgjedhore për zgjedhje më 5 korrik. Fushata, do të filloj më 16 qershor.

Lideri i LSDM-së, në përpjekje që të gjejë zgjidhje kompromisi për zgjedhjet, dje dha një propozim të ri për liderin e opozitës Mickovski për zgjedhje më 8 korrik. Nëse nuk pranohet ky termin paralajmëroi se do të kërkojë nga Qeveria që të thirr seancë dhe të sjellë propozim për vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme për tri ditë, këtë herë për shkak të marrëveshjes me opozitën, në të cilat tri ditë do të jepet zgjidhje ligjore e mundësisë, pikërisht më 8 korrik bashkë të shkojmë në zgjedhje.

“Unë nuk do të bëhem peng i 5 korrikut dhe si datë të qëndroj fiks pas saj. Duke e pasur parasysh se edhe zotëri Mickovski dhe unë disa herë përmendëm se më e pranueshme është që zgjedhjet të mbahen të mërkurën si ditë jopune, ja heq dorë nga 5 korriku dhe pajtohem që zgjedhjet të jenë më 8 korrik të mërkurën, ndërsa të hënën dhe të martën të votojnë të sëmurët, qytetarët në vetizolim, qytetarët që janë pozitivë të cilat janë në spitale dhe në shtëpi, të gjithë të sëmurët kronikë, personat më të moshuar, tha lideri i LSDM-së në Strumicë, ku mori pjesë në mbikëqyrjen e punëve të krahut të ri spitalor të Spitalit të Strumicës.

Edhe një herë potencoi se opozita duhet të marrë pjesë në zgjedhje, ndërsa megjithatë ato të jenë në afat të arsyeshëm me qëllim që vjeshta të pritet me kuvend aktiv dhe me qeveri politike me legjitimitet të plotë.

Nga VMRO-DPMNE-ja, pa përgjigje konkrete për ofertën, e përsëritën qëndrimin se zgjedhjet janë të mundshme, por insistojnë së pari për mbrojtje të shëndetit të qytetarëve, si dhe vëzhgim cilësor ndërkombëtar dhe lista të pastruara zgjedhore.

Presidenti Stevo Pendarovski të premten nuk shpalli gjendje të jashtëzakonshme, ndërsa takimi i liderëve në format Zaev-Mickovski që u mbajt me iniciativë të tij me qëllim që të dyja partitë më të mëdha politike të pozitës dhe opozitës të merren vesh për datën e zgjedhjeve, përfundoi pa marrëveshje. Me organizimin e procesit zgjedhor i cili nuk do të ishte gjithëpërfshirës, sipas tij, vendi mund të hyjë në krizë edhe më të thellë politike.

Në ndërkohë, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjebe në mbledhje të premten filloi me ndërmarrjen e aktiviteteve të nevojshme – teknike dhe administrative për përgatitje të veprimeve të tjera zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme parlamentare sipas Dekretit të Qeverisë me fuqi ligji dhe sipas Kodit Zgjedhor. Deri te Ministria e Punëve të Brendshme dhe deri te drejtoritë për sanksione dhe udhëheqje të librave amë do të dërgojë kërkesë për grumbullimin e të dhënave të nevojshme për azhurnimin e Listës Zgjedhore.

Kryetari i KSHZ-së Oliver Derkovski deklaroi se tani po punojnë në dislokimin e vendvotimeve sipas udhëzimeve të autoriteteve shëndetësore.

Me qëllim menaxhim më efikas me pandeminë e Kovid-19, presidenti Pendarovski me propozim të Qeverisë, gjendjen e parë të jashtëzakonshme e shpalli më 18 mars, të dytën më 16 prill të dyja në kohëzgjatje prej 30 ditëve, ndërsa e treta dhe e katërta e cila përfundoi mbrëmë në mesnatë ishin me kohëzgjatje prej 14 ditëve.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!