Saturday, May 10, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeShqipëriNuk i dhanë votën Belind Këlliçit, Adriana Kalaja mallkon keq banorët e...

Nuk i dhanë votën Belind Këlliçit, Adriana Kalaja mallkon keq banorët e Tiranës

 

Erion Veliaj ka arritur një avantazh në Tiranë, madje dhe në Astir dhe tek “5 Maji”, ku opozita ka organizuar protesta të vazhdueshme.

Kjo ka irrituar anëtaren e shtabit të Belind Këlliçit, Adriana Kalanë, e cila me një gjuhë fyese, ka mallkuar banorët e “5 Majit” dhe Astirit.

“Një urim kam për të gjithë ata që e shitën votën apo votuan Veliajn. Ju shkoftë për qokë me fadromë, natën te pragu i shtëpisë e i nxjerrtë fëmijët jashtë në gaz lotsjellës”, shkruan Adriana Kalaja në rrjete sociale.

“Ju që adhuroni Suden, Çitjanet e Komandatit dhe Tallavanë, nuk e meritoni një lider si Prof. Dr. Sali Berisha që ju anëtarësoi në NATO e ju liberizoi vizat.

T’a gëzoni diktaturën”, vijon ajo.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments