Wednesday, December 11, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniNuk do të votojë për t’i marr imunitetin Menduh Thaçit, nuk do...

Nuk do të votojë për t’i marr imunitetin Menduh Thaçit, nuk do të hakmerrem


Gjykata Penale në Shkup ka marr vendim për rastin “Titanik 2 ”, duke dënuar deputetin dhe njëherazi kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi, me tre vjet e dy muaj burg.

Në lëndën “Titanik 2” Menduh Thaçi akuzohet se ka dakorduar të miratohen ankesat për rivotimin në tre vendvotime në Strumicë në zgjedhjet lokale të vitit 2013.

Shpejt në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut pritet të dërgohet në votim imuniteti i tij.

Ziadin Sela që doli nga kjo parti dhe krijoi partinë tjetër, e tashmë është kryetar i Aleancës së Shqiptarëve më në fund flet se si do të votojë kur të kërkohen votat për imunitetin e Thaçit.

Siç raporton OxygenPress.info, Sela ka thënë se pavarësisht që janë në armiqësi politike, e pavarësisht që disa politikanë shqiptarë kanë festuar kur Selën e sulmuan fizikisht në Kuvend, ai thotë se nuk do të hakmerret.

“Të dënosh një kryetar të opozitës, për manipulim zgjedhor në nëdërkohë që me katër këmbët e ki Ali Ahmetin dhe BDI-në e që 18 vite i mbanë shqiptarët e Maqedonisë në monizëm, dhe fakti që manipulohen zgjedhjet dhe fitimi i zgjedhjeve bëhet si rezultat i manipulimit statistikor zgjedhor që e bëjnë, flet që kjo është shumë e ulët dhe ka për tendencë të amnestojë vjedhjen reale të votave”, thotë ai.

“Edhe pse mund të kem plotë motive edhe për tu hakmarrur ndoshta, unë nuk do të hakmerrem ndaj shqiptarëve kurrë. Edhe për hir të një të kaluare, që i kam thënë kryetar. JO unë nuk do të votojë për t’i marr imunitetin në parlament nëse vjen puna që ta sjellin në Parlament”, ka thënë Sela, raporton oxygenpress.info

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!