Friday, April 19, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeRajoniNuk bie qeveria e Malit të Zi, Abazoviq dhe Gjukanoviq tejkalojnë mosmarrëveshjet

Nuk bie qeveria e Malit të Zi, Abazoviq dhe Gjukanoviq tejkalojnë mosmarrëveshjet

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq dhe kryeministri, Dritan Abazoviq kanë pasur sot konsultime për tejkalimin e problemeve në funksionimin e pushtetit ekzekutiv të shkaktuar nga miratimi i Marrëveshjes për çështje me interes të përbashkët të Qeverisë së Malit të Zi dhe KOS-it, thuhet në një deklaratë të përbashkët.

“Bashkërisht u vlerësua se është në interes të Malit të Zi dhe të ardhmes evropiane ruajtja e stabilitetit politik dhe përmirësimi i funksionalitetit të institucioneve të sistemit, në mënyrë që vendi kandidat për anëtarësim në BE, në një kohë sa më të shkurtër të përmbushë detyrimet që dalin nga agjenda evropiane”, shkruhet në njoftimin e përbashkët të kabinetit të presidentit dhe të kryeministrit, raporton rtcg.

Në këtë kontekst, siç u tha, u pa e dobishme ideja që para vazhdimit të procedurave të mëtejshme lidhur me Marrëveshjen, publiku profesional dhe shkencor i Malit të Zi, përkatësisht përfaqësues të Universitetit dhe të shoqërisë civile me kompetenca në çështjet juridike, të shqyrtojnë edhe një herë tekstin e Marrëveshjes.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments