Në kujtim të babait tonë, Dr. Nuhi Vinca
në një vjetorin e ndarjes nga jeta.
Një vit pa Ty…
Por Ti je ende këtu, në çdo hap tonin, në çdo kujtim, në çdo fjalë që ke lënë pas.
Jeta jote ishte një rrugëtim përmes dhimbjes dhe dashurisë për atdheun – një biografi që u shkrua me lot, por u ngrit si dritë mbi brezat.
Në çdo poezi që na ke lënë, ka një copë të zemrës tënde.
Në çdo fjalë, një mësim.
Në çdo heshtje, një qëndresë.
“Të gjithë kanë nga një zemër,
të zbrazët a të plotë,
si kjo botë.”
E jotja ishte e plotë. E mbushur me dashuri, dhimbje dhe dritë.
Në mungesën tënde, ne mbajmë gjallë atë që ti na mësove, të jemi të drejtë, të guximshëm, të ndershëm dhe krenarë.
Faleminderit që na mësove të jetojmë me shpirt të lirë.
Prehu në paqe, Baja jonë i dashur.
Ti mbetesh drita jonë.
Ilire Vinca