Thursday, April 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniNjë vit burg për luftërat me qen

Një vit burg për luftërat me qen

Zënka e qenve vazhdon të jetë e përhapur në rajonin e Pollogut. Edhe pse kjo dukuri është e ndaluar me ligj, megjithatë nëpër rrjetet sociale vërehen xhirime të këtyre zënkave. Kjo më së shumti ndodh në vendbanimet rurale, ku keqpërdorimi i qenve për zënka është më e theksuar. Madje, kjo dukuri shpeshherë bëhet në mënyrë të organizuar, ku ka edhe pjesëmarrës të shumtë. Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë, gjatë vitit të kaluar, në disa raste ka intervenuar duke parandaluar këto organizime dhe duke marrë masa adekuate në kuadër të ligjeve në fuqi, por në disa raste këto organizime kanë kaluar edhe pa u hetuar nga organet policore, shkruan gazeta KOHA.

Policia me këtë rast ka bërë apel që organizatorët e këtyre garave përfundimisht të heqin dorë nga keqpërdorimi i qenve, në të kundërtën gjobat për organizatorët sillen nga 500 deri në 1000 euro. Masat shtesë për të evidentuar rastet e organizimit të zënkave të qenve, janë ndërmarrë që në fund të vitit të kaluar dhe vazhdojnë edhe gjatë kësaj periudhe. Nga policia theksojnë se shpeshherë nëpër këto organizime të paligjshme, vihen edhe baste që paraqet edhe një vepër tjetër penale.

“Sipas ligjit, organizimi i zënkave të qenve paraqet prishje të rendit dhe të qetësisë publike. Kjo parashihet në nenin 9 të Ligjit për kundërvajtje. Për shkelësit e predispozitës ligjore, parashihet dënim në të holla nga 500 deri në njëmijë euro, në kundërvlerë të denarit, varësisht nga rrethanat dhe mënyrat e organizimit. por edhe pasojave nga këto veprime. Zënkat mes kafshëve mund të trajtohen edhe si vepër penale, sipas nenin 233 të kodit penal të ligjit për kundërvajtje të Republikës së Maqedonisë së Veriut” thonë nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë.

Në njoftimin e policisë thuhet se krahas mjeteve financiare, po ashtu për organizatorët parashihet dënim deri në 12 muaj burg. Organizimet e këtilla në të kaluarën ishin më të shpeshta, sidomos nëpër stadiumet e klubeve të ndryshme futbollistike por edhe nëpër vende tjera më pak të frekuentuara dhe nuk ka lëvizje të qytetarëve. Edhe pse kjo dukuri kohëve të fundit është gjithnjë e më pak prezente, megjithatë informacionet janë se në rajonin e Gostivarit, mënyrat e këtilla të zënkave me qen shpeshherë organizohen në formë spektakli, me praninë e qindra mysafirëve, prandaj policia kohëve të fundit ka ndërmarrë aktivitete shtesë në vendbanimet rurale.

Jo rrallë herë, zënkat mes qenve kanë përfunduar edhe me zënka fizike mes organizatorëve dhe pjesëmarrësve ku është dashur ndërhyrja e policisë për të parandaluar eskalimin e situatës. Po ashtu, apelohet që në rast se qytetarët vërejnë raste të këtilla të keqpërdorimit të qenve dhe kafshëve, të denoncojnë menjëherë në stacionet më të afërta të policisë që të intervenohet në kohë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments