Saturday, July 27, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniNjë shqiptar, dy parti!

Një shqiptar, dy parti!

Shkruan: Sefer Tahiri
E kishin pyetur Kiro Gligorovin, presidentin e parë të Maqedonisë se si t’ia bëjmë me shqiptarët, me kërkesat e tyre politike dhe juridike- kushtetuese. Përgjigja e tij kishte qenë e shkurtër “Nga një PPD, do tu bëni dy”.

Pavarësisht nëse kjo porosi e Gligorovit mund të jetë rrëfim i shpikur nga dikush, duket shumë e vërtetë dhe çdo ngjashmëri e saj me realitetin politik shqiptar nuk është e rastësishme.

Procesit të ndarjeve brenda – partiake, deri më tani, nuk i ka shpëtuar as Partia e Prosperitetit Demokratik, e formuar më 16 prill të vitit 1990, në fshatin Xhepçisht të Tetovës, kryetar i së cilës u zgjodh Nevzat Halili. Partia për Prosperitet Demokratik u regjistrua si parti e parë shqiptare më 25 maj të vitit 1990.

PPD-ja, e cila përjetohej si lëvizje popullore shqiptare, goditjen e destrukturimit të saj e përjetoi nga media e Tiranës. Ishte komenti i Agjencisë Telegrafike Shqiptare (ATSH) në dhjetor të vitit 1993, e cila e paralajmëroi dhe në njëfarë mënyre vulosi ndarjen e kësaj partie më dysh.

Në fund të vitit 1993, në skenë paraqitet grupi i pakënaqur brenda PPD-së, i drejtuar nga kryetari i degës së atëhershme në Tetovë, Menduh Thaçi, i cili hapur do të shfaq mospajtimet me politikën e PPD-së dhe bashkëpunimin e saj me Lidhjen Socialdemokrate të Maqedonisë, e drejtuar nga Branko Cërvenkovski.

Gligorovi kishte pasur të drejtë. Në Tetovë u mbajt kongresi i njohur si i përçarjes. PPD-ja, unike dhe e njëzëshme u nda në dysh. Më 12 dhe 13 shkurt të vitit 1994, një pjesë e PPD-së, që ishte krahu radikal, kundërshtues i politikave gligoroviane vazhdoi punimet e kongresit në Pallatin e Kulturës dhe zgjodhi kryetar Arbër Xhaferrin, ndërsa pjesa tjetër, PPD-ja qeveritare zgjodhi për kryetar Xheladin Muratin. Të dy grupet thirreshin në emrin PPD dhe thonin se PPD-ja është një.

Më vonë, krahu apo siç njihej fraksioni i Arbër Xhaferrit dhe Menduh Thaçit formoi Partinë e Prosperitetit Demokratik të Shqiptarëve (PPDSH), pasi emrin zyrtar me vendim gjykate e mbanin funksionarët e PPD-së. PPDSH-ja në kongresin e vitit 1997 do të bashkohet me Partinë Demokratike Popullore dhe do të formohet Partia Demokratike Shqiptare.

Pas kësaj ngjarjeje vazhdon historia politike shqiptare! Pluralizëm i madh, demokraci pak. Parti politike plot, shqiptarët dhe shqipja mbeten përqindje. Populli dhe gjuha e mbi 20 %!

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments