Friday, April 19, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoni“Një komb – një gjuhë”, Ylber Sela nga Tirana: Si komb shqiptarë...

“Një komb – një gjuhë”, Ylber Sela nga Tirana: Si komb shqiptarë ecim vetëm përpara

Fjala e drejtorit të AZGJ-së, prof.dr.Ylber Sela në hapjen e sesionit shkencor të konferencës mbarëkombëtare shkencore “Një komb – një gjuhë” në Tiranë, organizuar nga Akademia e Studimeve Albanologjike.

Është fat i madh të përjetosh ngjarje të këtilla siç është shënimi i 50 vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe. E quaj fat për arsye se po shënojmë një ngjarje shumë të rëndësishmese kombëtare, e cila sot po i sheh rezultatet e arritura kudo në hapësirat ku jetojnë dhe veprojnë shqiptarët. Kjo do të thotë se u bë një gjysmëshekull që jemi duke komunikuar në nivel kombëtar me një gjuhë të përbashkët standarde, gjuhë kjo e cila sigurisht i ka pasur peripecitë dhe sfidat e veta zhvillimore e praktike. Tani mund të themi me gojën plot se thënia e njohur: “Një komb – një gjuhë – një drejtshkrim”, nuk ka qenë një retorikë e zbrazët, por një thënie substanciale e cila na ka obliguar dhe na ka shtyrë që të ecim përpara në të gjitha aspektet kombëtare, duke dëshmuar se jemi një komb I qytetëruar dhe I bashkuar së paku në aspektin gjuëhsor e kulturor. Duke iu përmbajtur këtij slogani, ne kemi arritur këtu ku jemi sot, pavarësiht nga problemet dhe vështirësitë që kemi pasur gjithandej viseve tona, të cilat i kemi tejkaluar me urtësi, vizion e vendosmëri.

Duke qenë në krye të Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës Shqipe, si drejtor i saj, natyrisht më ka rënë barra dhe përgjegjësia që të jem pjesë e këtyre proceseve të rëndësishme historike e kombëtare, për arsye se detyrë e këtij institucioni ka qenë dhe vazhdon të jetë zbatimi i gjuhës shqipe në institucionet shtetërore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, kuptohet në përputhje me normat e standardit të saj. Përkthimi dhe lekturimi i shkresave, i akteve dhe i dokumenteve të ndryshme zyrtare në shqipen standarde, nënkupton përgjegjësinë tonë shumë serioze, angazhimin tonë të vazhdueshëm për ta ngritur këtë gjuhë në nivele të barabarta me maqedonishten.

Siç e dimë, në pajtim me Ligjin e Përdorimit të Gjuhëve, tanimë gjuha shqipe është avancuar dukshëm në aspektin e përdorimit të saj zyrtar. Prandaj, brenda kësaj kornize dhe mundësie ligjore, neve na mbetet si detyrë parësore që ta përdorim atë sa më drejt, ta shkruajmë dhe ta flasim sipas standardit, duke dëshmuar se jemi pjesë e kombit shqiptar, se e ruajmë dhe e kultivojmë atë me të gjitha mundësitë dhe potencialin tonë.

Në fund, dëshiroj të theksoj se në këtë përvjetor të veçantë, edhe ne si AZGJ jemi pjesë e vogël e kësaj tërësie të madhe që ka të bëjë me gjuhën shqipe, duke u zotuar se do të vazhdojmë dhe më tej të kontribuojmë dhe t’i përmbahemi këtij standardi që i bashkon shqiptarët gjithandej.

Pastë jetë të gjatë standardi i gjuhës shqipe! Qofshim gjithmonë besnikë e të denjë për ta zbatuar atë në praktikë!

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments