Tuesday, April 22, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniNjë i vdekur nga zjarri në një barakë në Shkup

Një i vdekur nga zjarri në një barakë në Shkup

Në zjarrin që shpërtheu këtë pasdite në një barakë në lagjen Tërnodol të Shkupit është një viktimë. Trupi u gjet gjatë pastrimit të mbetjeve nga zjarri.

“Zjarri është shuar para rreth 40 minutave. Një pjesë e zjarrfikësve që qëndruan në teren për ta pastruar terrenin e gjetën trupin”, deklaroi komandanti i Brigadës territoriale të zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit, Vlladimir Simonovski në një deklaratë për MIA-n.

Zjarri u raportua në orën 14, ndërsa Brigada e zjarrit e Qytetit të Shkupit intervenoi me pesë automjete dhe 14 zjarrfikës.

Shkaqet e zjarrit do të dihen pas inspektimit të bërë.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments