Saturday, May 4, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBota​Një i vdekur dhe disa të lënduar nga stuhia që përfshiu qytetin...

​Një i vdekur dhe disa të lënduar nga stuhia që përfshiu qytetin zviceran

Të paktën një person ka vdekur dhe shumë të tjerë janë lënduar pasi një stuhi përfshiu qytetin La Chaux-de-Fonds në rajonin Neuchatel në kufi me Francën. Stuhia u përshkrua me shira të dendura dhe erëra që arrijnë shpejtësinë 217 kilometra (135 milje) në orë.

Stuhia shkaktoi edhe dëme të konsiderueshme materiale, ku çatitë e shtëpive u rrëzuan. Gjithashtu janë dëmtuar automjete, ndërsa në autostradë ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë disa automjete, shkruan AA.

Zyra Federale Zvicerane e Meteorologjisë dhe Klimatologjisë tha në një deklaratë se po përpiqen të përcaktojnë nëse ka pasur një tornado.

Erërat e forta të stuhisë shkulën gjithashtu shumë pemë dhe trungje pemësh, bllokuan shinat e trenit duke shkaktuar ndërprerje në transportin hekurudhor në disa zona.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments