Saturday, October 12, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeKosovëNJË EKIP SHQIPTAR NË HISTORIKUN E FUTBOLLIT TË NJU XHERZIT NË SHBA...

NJË EKIP SHQIPTAR NË HISTORIKUN E FUTBOLLIT TË NJU XHERZIT NË SHBA (FOTO)

Shkruan:
Bexhet Asani

NJË EKIP SHQIPTAR NË HISTORIKUN E FUTBOLLIT TË NJU XHERZIT NË SHBA

Trajneri dhe referi i njohur në shtetin e Nju Xherzit Pajazit Mena nga Ohri, një ditë prej ditësh iu përgjigj kërkesës sime që të më gjente një fotografi të Klubit futbollistik “Vllaznimi” të Patersonit. Pas një kohe, erdhi e ma solli librin të cilin e kishte botuar Liga e futbollit të shtetit të Nju Xherzit me rastin e 100 vjetorit, vitit jubilar të futbollit në Nju Xherzi. Në historikun e futbollit të Nju Xherzit përfshihet edhe Klubi futbolistik “Vllaznimi” i shqiptarëve. Fotografia e cila është botuar te libri për nder të 100 vjetorit të themelimit të futbollit në Nju Xherzi, nuk janë shënuar saktë emrat e lojtarëve dhe të trajnerëve. Në libër është prerë fotografia dhe nuk duket as kryetari dhe trajneri i ekipit Zini Sela.

Klubi i futbollit “Vllaznimi” u themelua në vitin e largët 1976, në Paterson nga një grup të rinjsh entuziastë. Klubi i futbollit “Vllaznimi”, ka zgjedhur edhe strukturat udhëheqëse, kështu Zini Sela u zgjodh kryetar i ekipit futbollistik “Vllaznimi” kurse Tejfur Dervishi u zgjodh nënkryetar. U zgjodhën disa trajnerë dhe ndihmës trajnerë. Zini Sela përveç që ishte kryetar ai njëherit u zgjodh edhe trajner i klubit futbollistik., nënkryetari i klubit Tejfur Dervishi po ashtu zgjidhet edhe trajner i klubit, kurse ndihmës trajnerë zgjidhen: Myzafer Qazimi dhe Nimeti.

Ushtrimet dhe lojërati zhvillonin te fusha futbollistike “East Side High Shcool” të Patersonit. Shkolla e mesme nuk u merrte kurrfarë kompensimi. Ekipi “Vllaznimi” i emigrantëve shqiptarë të Patersonit sipas disa lojtarëve dhe disa dëshmitarëve të kohës disa herë ka dalë kampion. Klubi futbollistik “Vllaznimi” nga Patersoni më 1978 ka zhvilluar disa ndeshje, në disa qytete të Maqedonisë si: në Strugë Klubin homonim “Vllaznimi” si dhe me Klubin e “Karaormanit, në Dibër me Klubin futbollistik “Korabi” dhe në Shkup me Klubin futbollistik “Vardari”. Në këto ndeshje që ka zhvilluar në Maqedoni Klubi “Vllaznimi” i Patersonit për shkaqe subjektive nuk ka qenë i kompletuar! Te fotoja e cila është botuar në librin e Nju Xherzit, në vitin 2013 shkruan: Albanian Associated Fund – Fondi i përbashkët shqiptar dhe poshtë saj shkruan: Albanian Mosque – Xhamia shqiptare, këto të dhëna në libër nuk përkojnë me të vërtetën! Po të mos ishte flamuri shqiptar mbi fotografinë do të ishte vështirë të identifikohej ky Klub i shqiptarëve! Klubi “Vllaznimi” siç u tha më lartë u themelua në vitin 1976, gjë që Fondi i përbashkët shqiptar ende nuk ishte themeluar. Si duket Klubi “Vllaznimi” i ka paraprirë themelimit të Fondit të përbashkët shqiptar me seli në Paterson. Me themelimin e Fondit të përbashkët shqiptar, Klubi futbollistik “Vllaznimi” vepron në kuadër të Fondit të përbashkët shqiptar. Po i njëjti klub futbollisik “Vllaznimi” tani (2019) vepron në kuadër të Qendrës kulturore shqiptaro-amerikane në Riverdale por tani në futboll të vogël me gjashtë lojtarë. Klubi futbollistik “Vllaznimi” tani në futboll të vogël, sot e kësaj dite tregon rezultate të lamueshme dhe disa herë ka qenë kampion në futboll të vogël. Tradita e futbollit te shqiptarët e Nju Xherzit vazhdon. Këtë vit 2019 mbushen 43 vjet nga që nga themelimi i Klubit “Vllaznimi”.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments