Nisma “Aferdita Ime”, në ndihmë të të prekurve me kancer
Dr. Argita dhe Dr. Detina Zalli, dy motrat shkencëtare e nisën kete nisëm të quajtur “ Afërdita Ime ” për herë të parë në Shqipëri në datën 8 Maj 2021 tek qendra Komunitare Multidisiplinare ne Tiranë, dhe gjithashtu e vazhduar në Kosovë në qytetin e Prizerenit në datën 7 Gusht 2021. Përveç arsyes humanitare, doktoreshat gjithashtu kishin një arsye shumë të fortë dhe personale që i bëri të ndërmerrnin këtë nisëm. Para 6 viteve, nëna e tyre Afërdita, u përball për herë të parë me sëmundjen e kancerit. Kjo është dhe arsyeja pse kjo nisëm është quajtur “ Afërdita Ime ”
Duke qenë kaq pranë ndjenjës që personi kalon në momente të tilla të vështira, Dr.Argita dhe Dr.Detina duan të japin kontributin e tyre ndaj personave që janë të prekur nga kjo sëmundje si dhe familjarëve të tyre. Këtë nisëm e realizuan dhe e drejtojne duke ju besuar stafit të We Speak Science në Shqipëri me në krye bashkëudheheqsit Z. Gjergji Pashaj, Znj Stefania Hasanaj ne Tirane dhe Znj Elona Raci në Kosovë të cilët se bashku me pjesetaret e tjere te nismes duke perfshire :
Znj Sarah Ibershimi, Sara Gjevori, Manuela Ismailaj, Emirjeta Demishaj , Albiona Tafa, Erzana Xhaferi dhe Xheilane Kastrati, të gjitha studente të mjekësisë në Shqipëri dhe Kosovë ju gjenden pranë të shtunën e parë të çdo muaji pacientëve.
Një kontribut shumë të madh ka dhënë dhe bashkia e Tiranës duke hapur dyert e saj ku mund të përmendim Znj Matilda Zizolli dhe Znj Oltiana Rama dhe zonja Violeta Pirana në Kosovë.
Qëllimi i nismës “Aferdita Ime”:
1 – Të ndihmojmë me këshilla mjekësore, ndihma psiko – sociale dhe bashkëbisedim në grup midis stafit të “Afërdita Ime” dhe pacientëve, ku ata të shprehen mbi sëmundjen e tyre .
2 – Të rrisim ndërgjegjësimin në komunitetin tonë për parandalimin dhe trajtimin e kancerit .
3 – Të sjellim për pacientët shqiptarë një qasje të të rejave shkencore ndërkombëtare .
4 – Të sjellim në Shqipëri një risi ndryshe, e cila ka në fokus jo vetëm mirëqenien fizike , por edhe atë psikologjike dhe emocionale.
5 – Mbledhja e fondeve të cilat do të shërbejnë një ndihmë e madhe për të gjithë ata pacientë që e kanë të pamundur trajtimin dhe egzaminimin e sëmundjes .
6 – Sigurimi i ekspertizës së onkologëve më të njohur ne UK dhe SH.B.A ku gjatë gjithë seancave nuk kanë munguar dy shkenctare nga universiteti Imerial Colege London si: Dr Manuela Mura duke bërë një prezantim mbi kancerin metastatik, Dr Nagina Mangal ku ka bere një prezantim mbi rendesin e perdorimit të vajit të kanabisit në luftën me semundjen e kancerit, Dr Ina Kulari (mjeke ne SHBA) duke bere prezantim mbi llojet e kancerit dhe trajtimin e tyre.
Mbetet vazhdimisht e hapur ftesa për bashkëpunim dhe për mjeket në Shqiperi për tju bashkuar nismës Aferdita Ime duke dhënë kontribut vullnetar në ndihmë të pacientëve onkologjik.
7- Të përhapim nismën Afërdita Ime në të gjitha trevat shqipë folëse duke ndihmuar shqipëtarët kudo qē janë.