Wednesday, December 11, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniNikolla Gruevski: Në burg do të më vrisnin

Nikolla Gruevski: Në burg do të më vrisnin

Nikolla Gruevski sot ka fituar statusin e azilantit në Republikën e Hungarisë. Ai vendimin e qeverisë hungareze e ka konfirmuar nëpërmjet një statusi në rrjetin social facebook, raporton SHENJA,përcjell Struga Ekspres.

Më poshtë ju sjellim postimin e plotë të ish kryeministrit Nikolla Gruevskit:

Sot Republika e Hungarisë, vend anëtar në BE dhe NATO, është përgjigjur pozitivisht ndaj kërkesës time të mëparshme për marrje të azilit politik për shkak të përndjekjes politike në RM. Në kërkesën për azil politik kam nënvizuar se të njëjtin e kërkoj për shkak të përndjekjes politike nga qeveria e re e udhëhequr nga partia LSDM Kam theksuar se Qeveria dëshiron të na merr lirinë duke përdorur hapa dhe metoda jodemokratike dhe duke keqpërdorur sistemin e prokurorisë dhe sistemin gjyqësor në Maqedoni. Unë shpjegova se si filloi, me fillimin e publikimit të materialeve audio të fituara ilegalisht, emërimin e Prokurorit Publik Special që u bë mjet i partisë LSDM, poashtu si dhe gjyqësorin, i përshkruajta të gjitha padrejtësitë, parregullësitë, punët joligjore, diskriminimin, procese gjyqësore dhe aktgjykime të montuara, procedurat gjyqësore konkrete kundër meje dhe torturën që pas formimit të Qeverisë së re e duroj unë, si dhe një numër i madh i bashkëpunëtorëve të mi, duke dhënë shembuj konkret dhe argumente konkrete dhe përfundova me kërcënimet e shumëta me jetën time, me të cilat jam ballafaquar ditët e fundit përpara se ta lëshoj Republikën e Maqedonisë. Theksova dhe bashkangjita shembuj konkret se në RM, nuk ekzistojnë kushte për procese të drejta dhe ligjore, e as mënyrë që në një atmosferë të tillë të shpifjeve politike nga ana e Qeverisë ta mbroj jetën time nga kërcënimet e shumëta që më janë drejtuar. Në Maqedoni jam ballafaquar me gjykatës të cilët pas secilës nga kërkesat e mia ose të mbrojtjes time, presin udhëzime nga Qeveria ose nga PSP-ja, se si të vendosin, prej të cilëve edhe vetë gjykatësit frikësohen dhe të cilin e shohin si përfaqësues të Qeverisë aktuale. Në mënyrë të veçantë kam shpjeguar disa nga shkeljet fundamentale të ligjeve, mes të cilave, në kundërshtim me ligjin për përdorimin e materialeve audio të siguruara në mënyrë jolegale të cilat nën ndikim të jashtëm gjykata i shpalli legale, përdorimin e kopjeve që nuk janë të krahasuara me origjinalin si dëshmi mbi baza të të cilave sillen aktvendime, përdorimi i ekspertëve të cilët në kundërshtim me ligjin bëjnë ekspertiza pa licenca për ekspertiza, shkelja flagrante e ligjit për privatësi dhe injorimi nga ana e gjykatës për gjithë këtë, puna e gjykatave maqedonase në kundërshtim me gjykatën në Strasburg, siç është shembulli me refuzimin e akteve për ndalim të procedurës së lëshuar nga Presidenti i Maqedonisë në dy raste konkrete dhe pranimin e tyre në vend anëtar të BE-së, mosdhënien e mundësisë dhe kohës së mjaftuar për përgatitje të mbrojtjes nëpërmjet caktimit të qëllimshëm të senacave çdo ditë, ndonjëherë edhe për ditë të plota, mendimin e dhënë të Komisionit për mbrojtje nga diskriminimi që theksoi se jam lëndë e diskriminimit direkt nga ana e Gjykatëses, Dobrilla Kacarska dhe nga ana e Gjykatës themelore Shkupi 1, publikimin e aktvendimit për rastin “Tanku” me qëllim që të shpallem fajtor, nga ana e kryeministrit aktual rreth 10 ditë para gjykatës ta publikojë vendimin, dhe një numër i madh të fakteve dhe dëshmive të tjera që i shpjegova dhe nga ku u përbë një procesverbal i gjat me mbi 30 faqe. Gjykata dhe prokuroria janë shndërruar në instrument për shantazh politik dhe të llogaritur me kundërshtarët politikë, si dhe mbulimin e dështimit të qeverisë. Paraburgimet e fundit të Mile Janakieskit dhe Kirill Bozhinovskit, që qartë janë paraburgosur vetëm që Qeveria të zbus kritikat pas largimit tim nga vendi dhe kërkesës për azil politik për shkak të përndjekjes politike, me dëshmi të rrejshme, të fabrikuara dhe që nuk ekzistojnë vetëm se e vërtetojnë atmosferën në të cilën jeton sot Republika e Maqedonisë. Sot në RM jetohet në kushte të përndjekjes nga ana e Qeverisë, diskriminimit, persekutim, burgosje politike dhe kontroll të tërësishëm të Qeverisë mbi sistemin gjyqësor dhe atë të prokurorisë, largim dhe vendosje në paraburgim apo burg sipas nevojave dhe mundësive politike. Në vend të përparimit të sistemit gjyqësor, Maqedonia ka regres. Gjykaya dhe prokuroria shfrytëzohen si mjet politik i Qeverisë për realizimin e qëllimeve politike. Unë kam vendosur t’i kundërshtohem të gjithë kësaj, dhe me hapin tim që ta ngre këtë çështje në instanca më të larta. Dikush mund të më dojë ose të mos më dojë, të pajtohet ose të mos pajtohet me mua, të vlerësojë se udhëheq politika të mira ose të këqija, por nuk mund ta mohojë apo mbyllë sytë para kësaj që ndodhë në Maqedoni gjatë kësaj periudhe e që po e përshkruaj. Unë kam vendosur të mos ja plotësoj dëshirën LSDM-së, përderisa ata e plaçkitin dhe shesin shtetin dhe interesat shtetërore dhe nacionale dhe të mbetem i mbyllur me vendim politik dhe për çdo ditë të luftojë për mbijetesë në burg, për ku, kam marrë njoftime se më përgatitet likuidim. Kam vendosur ta vazhdoj betejën për kauzën maqedonase, për kauzën e Maqedonisë në mënyrën e vetme të cilën mund ta bëj për momentin, në mënyrën të cilën e kanë bërë edhe shumë para meje përgjatë historisë kur kanë pasur mundësin e kanë bërë. Sic edhe kam thënë në statusin tim më parë, unë nuk do të heq dorë nga ajo kauzë. Unë nuk kam ikur nga drejtësia, por duke shfrytëzuar të metoda tjera të rregulluar ndërkombëtarisht vazhdoj të kërkoj drejtësinë për mua, edhe për të gjithë viktimat tjerë të përndjekjes politike në Maqedoni. Unë deri në moment të fundit, edhe pse e shihja se po më akuzojnë padrejtësisht dhe gjykojnë, edhe pse ishte e qartë se gjykatësit ende pa filluar gjykimi dhe pa i shqyrtuar provat, e dinin akt vendimin, për çdo ditë, si askush më parë jam ballafaquar me drejtësinë, deri në momentin kur qeveria aktuale nuk vendosi padrejtësisht dhe me vendim politik të më fus në burg dhe më pas të më likuidoj. Unë publikisht kam thënë se jam i gatshëm të shkoj në burg nëse Zaev heq dorë nga politikat shkatërruese për Maqedoninë dhe malltretimin e njerëzve tjerë. Por, është e dukshme se ai i dëshiron të gjitha. Dëshiron të realizon shitjen e interesave nacionale dhe të realizoj grabitjen e shtetit, dhe t’i gjykoj dhe dënoj qindra bashkëpunëtorët e mi dhe mua të më burgos dhe likuidoj. Vendosa të luftoj dhe të kundërshtoj këtë qyqar i cili çdo ditë gënjen dhe vjedhë popullin e vet duke keqpërdorur funksionin shtetëror në të cilën ka ardhur në mënyrë të pandershme. Maqedonia nuk guxon të mbetet vend ku qeveria udhëheq me sistemin gjyqësor dhe ku ka përndjekje politike për çdo ditë. Një numër i madh i njerëzve janë nën përndjekje politike në Maqedoni. Kjo duhet të ndërpritet. Maqedonia duhet të bëhet anëtare e NATO-s dhe BE-së, por nuk guxon të lejoj që nën arsyetimin e këtij qëllimi, qeveria aktuale antidemokratike të përballet me ata që nuk mendojnë nyejt politikisht si ta dhe të ju konstruojë raste gjyqësore dhe dënime me burg, me qëllim që të mund në mënyrë të lirshëm të bën krime, korrupsion dhe të shes interesat shtetërore dhe nacionale.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!