Thursday, March 28, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeRajoniNgjarje e rëndë! Parukieri i VIPA-ve në Shqipëri i merr jetën së...

Ngjarje e rëndë! Parukieri i VIPA-ve në Shqipëri i merr jetën së bijës, pasi gruaja i kërkoi divorcin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shtetin turk ku një baba i ri ka v r a.rë vajzën e tij të mitur duke e prerë atë në fyt. Vajza, Defne vetëm 7 vjeçare është v r ar.ë nga babai i saj i cili sipas mediave turke vuante nga probleme psikologjike.

Autori i k rimi t të rëndë është shtetasi Habib Ozturk, i cili pas ngjarjes së rëndë tentoi të v. ris te edhe veten me të njëjtën thikë që v. rau edhe vajzën e tij të mitur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e vona të natës së mbrëmshme në Pendik të Stambollit, Turqi.

Sipas mediave turke, Habib Ozturk e kreu k rimin makabër pasi ishte njoftuar se bashkëshortja e tij kishte nisur procesin e divorcit me të. Vetëm pak minuta para k rimit të rëndë ai kishte postuar në rrjetet e tij sociale foto me të bijën në të cilat shprehte dashurinë për të.

“Të dua shumë vajza ime…”- shkruan ai në rrjetet sociale ndërkohë mësohet se pak orë më parë ai e mori Defnen nga gjyshërit duke i premtuar asaj se kishte një surprizë për të. Nuk dihet nëse k. rimi ishte i paralajmëruar dhe paramenduar apo autori ka kaluar një krizë psikologjike gjatë kohës që gjendej në shtëpi me vajzën e tij 7-vjeçare.

Lidhja e autorit me Shqipërinë/ Burime për albeu.com, bëjnë me dije se vetëm pak muaj më parë, autori Habib Ozturk punonte si parukier në një sallon në Shqipëri. Salloni në qendër të Tiranës, me parukierë nga Turqia është ndër më të kërkuarit dhe frekuentuarit nga qytetarët e Tiranës, më së shumti VIP-at.

Pas shkëputjes nga puna në Shqipëri, ai është rikthyer në Turqi aty ku mësohet se është përballur me letrat e divorcit nga bashkëshortja e tij. Mësohet se turku është në gjendje kritike për jetën në një spital në Turqi ndërkohë trupi i të miturës është dërguar në morgun e Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments